Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën e Demokracisë ka vizituar gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se forcimi i demokracisë është fuqizim i shtetit, fuqizim i mundësive për të zënë dije dhe për të ecur më shpejt përpara.


Postimi i plotë“Ishte kënaqësi e veçant që në Ditën e demokracisë, të vizitojë Gjimnazin "Dr. Shaban Hashani" në Ferizaj dhe të bashkëbisedoj me nxënësit e klasës XII-1. Forcimi i demokracisë është fuqizim i shtetit, fuqizim i mundësive për të zënë dije dhe për të ecur më shpejt përpara. Rinia jonë, ka shumë detyra para vetes dhe duhet të përfshihet në proceset demokratike për jetësimin e ëndrrave të veta që burojnë nga vlerat e kësaj dite. K.V”(sic.)

14332919_646935585481651_3117671863789725873_n