LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Ndryshimi i emrit të Maqedonisë, sjell paqe e stabilitet në rajon

Veseli: Ndryshimi i emrit të Maqedonisë, sjell paqe e stabilitet në rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Maqedoninë për votimin për ndryshim të emrit.

Ai përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, shkruan se ky vendim zhbllokon rrugën e integrimeve për Maqedoninë dhe rajonin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Urimet më të mira për votën historike që kolegët e mi në Shkup sapo kanë dhënë për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës. Ky vendim zhbllokon njëherë e mirë rrugën e integrimeve për shtetin mik tonin dhe përshpejton anëtarësimin në NATO dhe BE, jo vetëm të Maqedonisë por të mbarë rajonit tonë”.


Miratohen ndryshimet kushtetuese, 81 deputetë votuan “për” Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Miratohen ndryshimet kushtetuese, 81 deputetë votuan “për” Maqedoninë e Veriut

“Nëpërmjet kësaj vote konsolidohet paqja dhe stabiliteti në mbarë rajonin dhe dëshmohet edhe njëherë se dialogu e mirëkuptimi është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet e trashëguara nga e kaluara. Edhe njëherë vota e bashkombasve tanë u dëshmua vendimtare për këtë rrugëtim prandaj merita e mirënjohje të veçantë iu takon deputetëve shqiptarë që e shtynë përpara këtë proces”, ka shkruar Veseli.

Ndryshe, sot me 81 vota “për” deputetët e Kuvendit të Maqedonisë miratuan ndryshimet kushtetuese, në pajtim me marrëveshjen me Greqinë që u nënshkrua në Prespë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori