Kryeparlamentari Kadri Veseli ka zgjedhur që ditën e parë të muajit të pavarësisë, tashmë që Kosova po i bënë 10 vjet shtet, ta nisë me studentë 19 vjeçar, të lindur në vitin e lirisë 1999.
Veseli ka diskutuar me studentët për të arriturat e Republikës së Kosovës por edhe për sfidat e tashme dhe të ardhmen e vendit.
“Është dita e parë e muajit të pavarësisë, dhjetë vjetorit që jemi bërë shtet i pavarur dhe sovran. Ju e dini çfarë domethënie ka shteti i pavarur dhe sovran për ne. Ju jeni gjenerata e lirisë, 19 vjeçar. Kemi arritur shumë por ka mundësi Kosova të bëjë edhe më shumë për rrugëtimin e vet”, ka thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
Gjatë diskutimit me studentët, Kryeparlamentari Kadri Veseli është sfiduar edhe me pyetje rreth temave të ndjeshme politike me të cilat përballen ata, në veçanti për demarkacionin dhe liberalizimin e vizave.
“Kjo puna e demarkacionit po zgjatë shumë, qe tri vjet më duket janë bërë. Është një problem që po na shqetëson edhe ne neve të rinjve. A është duke shkuar drejt zgjidhjes apo vetëm po vështirësohet më shumë?”, ka thënë studenti Enis Presheva.
“Është rrugëtim i pashmangshëm. Përcaktimi i kufirit shtetëror është interes strategjik i Republikës së Kosovës. Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë nga fillimi shumë i qartë, se duhet të kalojë, për vet faktin se i hapë perspektivë Kosovës me partnerët e Bashkimit Evropian. Unë jam për me kalu sa më shpejt, për arsye se mund të vonohemi dhe mund të dëmtohemi.
Duke iu përgjigjur studentëve në pyetjet e tyre për demarkacionin, Kryeparlamentari Veseli ka theksuar se ajo marrëveshje do ti hapë rrugë zhbllokimit të bllokades së lëvizjes së lirë dhe avancimit të Kosovës drejt integrimeve euro atlantike.
“Kalimi sa më i shpejt i demarkacionit i hap perspektivë të rinjve si ju dhe në të njëjtën kohë i hap perspektivë qytetarëve të Kosovës dhe shtetit tonë drejt integrimeve në Bashkimin Evropian. Përndryshe ne gjendemi në një situatë bllokade, e cila nuk krijon perspektivë. Demarkacioni duhet të kaloj, për arsye se gjithë ajo çka posedon Republika e Kosovës, po flas fakte juridike mbi të cilat ndërtohet shteti, është se marrëveshja të cilën e kemi nënshkruar në Vjenë është ajo e cila është reale”, ka thënë Veseli.
Marrëveshja e shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi aktualisht ndodhet në Kuvend dhe sipas procedurave parlamentare ajo pritet të shqyrtohet dhe hidhet për votim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës./ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët