LAJMI I FUNDIT:

Veseli mirëpret anëtarët e rinj në PDK, thotë se në zgjedhjet e ardhshme synojnë të jenë parti fitimtare

Veseli mirëpret anëtarët e rinj në PDK, thotë se në zgjedhjet e ardhshme synojnë të jenë parti fitimtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mirëpritur anëtarët e rinj në degën e PDK-së në Kamenicë.

Veseli ka thënë se PDK po e shfrytëzon qëndrimin në opozitë për të vazhduar reformat e saj, transmeton Telegrafi.

“Partia Demokratike e Kosovës, po i shërben qytetarëve e demokracisë në vend duke treguar një model proaktiv konstruktiv opozitar të ngjashëm me vendet perëndimore me demokraci të konsoliduar e krejt ndryshe nga mënyra bllokuese e konfliktuale e sjelljes që kanë pasur të gjitha partitë e tjera kur kanë qenë në opozitë.


Qëndrimin në opozitë, PDK-ja po e shfrytëzon për të vazhduar reformat e saj që synojnë ta kthejnë partinë tonë si fitimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare. Prandaj po rifreskon strukturat dhe zgjeron anëtarësinë me të rinj të talentuar sikurse janë këta që sapo kanë aderuar në degën e e Kamenicës”, është shprehur ai në një postim në Facebook.

Veseli ka thënë se dera e PDK-së mbetet e hapur për ata që duan ta çojnë Kosovën përpara.

“Këtyre profesionistëve të rinj e të mirë kualifikuar në fusha të ndryshme i urova mirëseardhjen dhe i falënderova për besimin që po i japin PDK-së. Ndërkaq dera jonë do mbetet gjithmonë e hapur për ata të rinj patriotë të ndershëm e profesionistë që duan të çojnë Kosovën përpara”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori