LAJMI I FUNDIT:

Veseli mban premtimin – fillon asfaltimi i rrugëve në Kaçanik

Veseli mban premtimin – fillon asfaltimi i rrugëve në Kaçanik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, para katër ditësh takuan banorët e fshatit Semaj e Doganaj të cilët protestuan për dëmtimet e shumta që u janë shkaktuar rrugëve të këtyre lokaliteteve nga ndërtimet e Atustradës “Arbën Xhaferi”.

Veseli i kishte siguruar banorët se rrugët e dëmtuara do të rregullohen menjëherë pas përurimit të Autostradës së re.

Një ditë pas përurimit të Autostradës “Arbën Xhaferi” ekskavatorët menjëherë kanë nisur asfaltimin e rrugëve lokale të dëmtuara, sipas kërkesave të banorëve.


Me këtë rast, Veseli, nëpërmjet një shkrimi në Facebook i ka përshëndetur punimet dhe i ka uruar banorët për rrugët e reja, ndërsa është zotuar edhe për investime tjera në këtë zonë.

“Sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Semaj në Kaçanik, ndërsa nesër do të vazhdojnë punimet në rrugët tjera në Doganaj në drejtim të Brezovicës. Ky ishte premtimi që para katër ditësh ua dhamë bashkë me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazi, banorëve të këtyre lokaliteteve që u ishin dëmtuar rrugët gjatë punimeve të Autostradës “Arbën Xhaferi”. Përveç investimeve infrastrukturore, në këto lokalitete do të ketë edhe investime tjera me qëllim zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori