Veseli-Mustafës: Nuk t’i kemi dërguar ne, 72 lëndë për korrupsion në prokurori – Kosovës s’i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim edhe në qytetin e Pejës.
Veseli ka thënë se vetëm pak ditë na ndajnë nga vendimmarrja qytetare që do të jetë referendum popullor.
“Nuk ka qytet që është në mënyrë më natyrale i ndërlidhur me platformën e PDK-së për ekonomi se Peja. Ky qytet i ka ndërmarrësit më mëdhenj në Kosovë. Nuk ka adresë politike më të qëndrueshme, më përkrahëse për ndërmarrësit se vizioni ynë, platforma e Dekadës së Re dhe e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.
Lideri i PDK-së ka thënë se në fokus të tyre është punësimi për të rinj, fuqizimi i ndërmarrësve, i arsimit, i shëndetësisë, i policisë dhe i çdo sektori e çdo punëtori.
“Nuk është në të mirën e Kosovës të ketë një koalicion të korrupsionit dhe izolimit. Shefit të LDK-së i them miqësisht si profesor dhe si intelektual, se edhe ai e dinë sikurse unë, sepse kemi qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dinë se çfarë qëndrimi ka Amerika për Kurtin dhe çfare e ka Kurti për Amerikën. Kosova jonë është në udhëkryq, me shumë dilema dhe nuk i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit, pavarësisht ambicieve që mund t’i kenë. Nuk i kemi dërguar ne 72 lëndë të korrupsionit për Isa Mustafën në prokurori. A i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit Kosovës? A i sjellë perspektivë Kosovës koalicioni i izolimit dhe korrupsionit?”, është shprehur Veseli, duke komunikuar me simpatizantët e PDK-së.
Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka thënë se duhet të bëhemi bashkë të gjithë si në vitin 1999, kur edhe e kemi arritur suksesin më të madh si vend bashkë me Amerikën.
“Kur jemi bashkë me Amerikën, e luftojmë më fuqishëm edhe korrupsionit e nepotizmin. E zhvillojmë më shumë ekonominë, ndërmarrësinë dhe sjellim investitorë të huaj”, u shpreh Veseli.
Ai ka thënë se qeverisja e tij do t’i japë përkrahje rinisë inovatore, fermerëve, ndërmarrësve dhe nuk do të ketë asnjë tatim të ri, por do të ulën ato që janë aktualisht, për të pasur më shumë prodhim, më shumë punësim dhe zhvillim”, ka thënë Veseli.
Lideri i PDK-së u ka kërkuar qytetarëve pejanë që ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës dhe të përçojnë optimizëm kudo, duke kërkuar që më 6 tetor të votojnë të gjithë për ta ruajtur Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe