LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kosova e ka vendin në BE

Veseli: Kosova e ka vendin në BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vazhduar edhe sot në Londër agjendën e takimeve me personalitete të larta shtetërore të Britanisë së Madhe.

Kreu i Kuvendit është pritur në një takim të veçantë nga ministri britanik për Evropë, David Lidington, me të cilin ka biseduar për tema që lidheshin me zhvillimet në Kosovë e rajon.

Kryetari Veseli e njoftoi ministrin Lidington për prioritetet e institucioneve të Kosovës, siç janë: integrimi euro-atlantik, sundimi i ligjit dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve, fusha këto në të cilat një kontribut thelbësor do të japin edhe MSA-ja e liberalizimi i vizave, duke i bërë qytetarët e Kosovës pjesë integrale të Evropës.


“Ballkani Perëndimor, këtu edhe Republika e Kosovës, e ka vendin në Bashkimin Evropian. Realizimi i procesit të integrimeve euro-atlantike është synim i tërë spektrit politik të Kosovës. Integrimi i rajonit në BE e bën këtë pjesë të Evropës zonë të paqes, sigurisë e prosperitetit ekonomik”, theksoi kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/