Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij për luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, për çka i ka ftuar institucionet përgjegjëse që të punojnë më shumë.
Duke folur para të pranishmëve, Veseli tha se nëpërmjet korrupsionit po dëmtohen qytetarët e Kosovës, shteti dhe perspektiva e tij.
“Korrupsionin mund dhe duhet ta ndalim vet, secili, pa mëshirë. Duhet ngushtuar hapësirën për njerëzit e korruptuar, që nga politikanët, nga të cilët kemi mjaft dhe flasin më së shumti. Por nganjëherë duhet sanksionuar edhe gjyqtarët e prokurorët, në mënyrë që ta kryejnë punën e tyre, ngase gjyqësori duhet të jetë i paanshëm”, theksoi Veseli.
Ai shfaqi besimin se me reformat që kanë ndodhur në sistemin gjyqësor dhe me kapacitetet aktuale, ka mundësi dhe, siç tha ai, ka heronj të cilët do të dalin dhe do të ngrisin aktakuza edhe për njerëz të profilit të lartë politik.
Kreu i Kuvendit tha se njerëzit janë duke ikur nga Kosova, para së gjithash, sepse atyre u ka humbur besimi dhe ai besim duhet rikthyer.
Në këtë konferencë u paraqit edhe vizioni për formimin e Gjykatës Komerciale e cila është propozuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe do tu mundësojë bizneseve që të zgjidhin më shpejt kontestet e tyre.
Duke folur për investimet dhe bizneset në Kosovë, kryeparlamentari Veseli tha se vonesat në zgjidhjen e kontesteve kanë shkaktuar probleme të mëdha në funksionimin e tyre, por edhe në ardhjen e investitorëve të rinj nga jashtë.
Ai tha se Kosova ka resurse të jashtëzakonshme humane dhe natyrore për zhvillim dhe për të mbajtur brenda njerëzit e saj. Kjo, sipas tij, bazohet në një strategji të mirëfilltë ekonomike, e cila bazamentin e ka në praktikat më të avancuara të ndërmarrësisë dhe ekonomisë së lirë private.
“Kjo është arsyeja pse e kemi shtyrë përpara procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit dhe përgëzoj ministrin për hapat konkretë në këtë drejtim. Besoj që në një kohë rekorde do ta miratojnë ligjin në Kuvend dhe të krijojmë infrastrukturën e nevojshme për funksionalizimin e shpejtë të gjykatave komerciale”, theksoi Veseli.
Ai shtroi nevojën e harmonizimit të ligjeve, në mënyrë që të mos ketë ndërlikime dhe për rrjedhojë mos zbatim i tyre në praktikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe