LAJMI I FUNDIT:

Veseli kërkon rinisjen e menjëhershme të fluturimeve nga Aeroporti i Prishtinës

Veseli kërkon rinisjen e menjëhershme të fluturimeve nga Aeroporti i Prishtinës

Mos lejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës ka nxitur reagimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, i cili një gjë të tillë e ka quajtur absurde dhe shqetësuese në kohën kur diaspora fillon të kthehet për pushime verore në Kosovë.

Ai thotë se masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore duhet të respektohen, por edhe nevoja e bashkatdhetarëve tanë që të vizitojnë vendin e tyre duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet të cenohet.

Veseli me këtë rast u bën thirrje autoriteteve vendimmarrëse që menjëherë t’i krijojnë kushtet që diaspora jonë të gëzojnë të drejtën e ardhjes në Kosovë përmes linjave ajrore.


“Ata vijnë nga vende që e menaxhojnë mirë pandeminë. Diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, ata nuk janë fajtorët për këtë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, njoftoi se janë anuluar të gjitha fluturimet e datës së sotme.

Edhe pse zyrtarisht nuk është dhënë ndonjë arsye, ajo lidhet me shtimin e numrit të rasteve të reja me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori