LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Italia në krah të Kosovës në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike

Veseli: Italia në krah të Kosovës në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Presidenten e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, me të cilën biseduan për zhvillimet politike, perspektivën evropiane të Kosovës dhe në mënyrë të veçantë, për marrëdhëniet bilaterale të cilat ekzistojnë midis dy vendeve dhe parlamenteve respektive.

Duke e falënderuar Casellati për vizitën e saj të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës së re, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Republika e Kosovës i konsideron vlerë të veçantë raportet shumë të mira që ka ndërtuar me shtetin italian. Ai tha se këto raporte kanë ndikim pozitiv në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Kryeparlamentari Veseli e ka informua Casellati se Kosova i ka plotësuar tashmë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe është në prag të marrjes së vendimit pozitiv nga ana e BE-së, ndërsa siç tha ai, në këtë proces, qëndrimi i Italisë është shumë i rëndësishëm.


Nga ana e saj, Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, tha se Italia e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euro- atlantike.

Kryetarja e Senatit italian tha se përpos bashkëpunimit politik dhe atë në fushën e sigurisë, Italia do ta mbështesë Kosovën edhe më shumë në fushën ekonomisë.

“Unë do të jem zëri i Kosovës tek korporatat e mëdha italiane që të vijnë e të investojnë në Kosovë”, tha ajo.

Kryesenatorja italiane, Maria Elisabetta Alberti Casellati, nga ana e saj, pasi shprehu kënaqësinë për të arriturat e Kosovës, konfirmoi mbështetjen e plotë të Italisë për agjendën e integrimit euro-atlantik të Kosovës, të proceseve demokratike, si dhe të zhvillimit të ekonomisë e forcimit të mirëqenies së qytetarëve.

Të dy homologët u dakorduan që marrëdhëniet midis dy parlamenteve të forcohet dhe thellohen edhe më tej, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit parlamentar.

Në fund të këtij takimi, presidentja e Senatit italian e ftoi kryeparlamentarin Veseli për vizitë zyrtare në Romë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori