LAJMI I FUNDIT:

Veseli fton investitorët nga Japonia të investojnë në Kosovë

Veseli fton investitorët nga Japonia të investojnë në Kosovë

Në vazhdim të vizitës së tij në Tokio, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u prit në takim nga ministri japonez për Ekonomi, Tregti dhe Industri, Hiroshigo Seko.

Në fjalën e tij, kryetari Veseli bëri një ekspoze të mundësive që ofron Kosova në fushën e investimeve të jashtme, duke potencuar faktin e lehtësirave fiskale për bizneset e reja si dhe fuqinë e re punëtore. Ai kërkoi nga ministri Seko që bizneset japoneze të vijnë në Kosovë për të hulumtuar mundësitë investive.

Nga ana e tij, ministri Seko, tha se Japonia është e interesuar që bizneset e saj, sidomos markat e njohura të industrisë japoneze, të jenë sa më shumë prezente në Evropë dhe Kosova përbën një fushë të interesimit. Ai tha se tash që do të fillojë punën Ambasada japoneze në Prishtinë, mundësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit do të jenë shumë herë më të mëdha.


Kryetari Veseli përmendi sektorin e teknologjisë së informacionit, si një sektor në të cilin ekziston një potencial i madh bashkëpunimi midis dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit ranë darkord që në të ardhmen e afërt të ndodhin vizita reciproke të delegacioneve nga fusha e bizneseve, në mënyrë që bashkëpunimi të fillojë me hapa konkretë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori