LAJMI I FUNDIT:

Veseli i bindur: Kosova nuk ndahet, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Veseli i bindur: Kosova nuk ndahet, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli thotë se Kosova nuk do të ndahet me asnjë çmim.

Sipas tij, sapo të qetësohen gjakrat, do arrihet një konsensus për dialogun, ndërsa më 13 shtator në sesionin vjeshtor të Kuvendit tha se në rend dite është një rezolutë që në një far mënyre ofron një zgjidhje për këtë çështje.

Pas mbledhjes së Kryesisë Veseli ka folur edhe për Asociacionin e komunave serbe, ku me shumë bindje tha se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.


“Kosova është një, është shtet, qytetarë, shqiptarët janë 92 përqind  është shtet i shenjtë, nuk ndahet në asnjë çmim.  Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, asnjëherë, janë qëndrime shumë të pastra deri në momentin që qetësohen gjakrat dhe do kemi një rezolutë të përbashkët”, ka thënë ai.

Më 13 shtator, sipas Veselit do të jetë në rend dite propozimi i PSD-së për rezolutë për dialogun, që sipas tij, ajo do ofrojë një zgjidhje.

Veseli tha se shpejt do arrihet konsensus.

“Jemi në rrugë të duhur, pavarësisht deklaratave që dëgjoni, atë që dua të përçoj te qytetarët, do të arrihet konsensus nacional, do të kemi unitet në ballafaqimin tonë me Serbinë si shtet i pavarur dhe sovran, pavarësisht  se në momentet aktuale ende na duhet kohë dhe dua të përçoj këtë mesazh: krejt ajo çka do të ndodh në Kuvendin e Kosovës, do të varet nga ju qytetarë të nderuar të Republikës sonë, për vet faktin se ende ka shpresa se ndarja mund të krijojë premisa përparësie për ndonjë parti politike për aq sa edhe manipulimi me fjalorin politik, që nuk dua ta përmendi se është i rëndë që e keni dëgjuar nga opozita”, tha Veseli.

E më 13 shtator kur fillon sesioni vjeshtor iu Kuvendit, në rend dite do të jenë 40 pika të rendit të ditës, raporton kp, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

Lajme
Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

Drejtësi
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori