LAJMI I FUNDIT:

Veseli i bindur: Demarkacioni do të votohet nesër

Veseli i bindur: Demarkacioni do të votohet nesër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, është shprehur i bindur se demarkacioni me Malin e Zi do të përfundojë nesër.

Veseli po ashtu ka siguruar Apostolovën që Kosova do të përmbush çdo obligim që del nga Bashkimi Evropian.

“Nuk do të pranojmë të humbim raste, Kosova ka qëndrim shumë të qartë është perëndimore është e orientuar nga Bashkimi Evropian. Të jeni të sigurt që do të mbushim çdo obligim që del nga BE. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë, dhe ratifikimi i demarkacionit do të votohet”, ka thënë Veseli.


Ai ka shtuar se qytetarët dhe shteti i Kosovës presin për një lajm të mirë “dhe ne do ta sjellim këtë lajm të mirë nesër”.

Veseli u ka bërë thirrje të gjithë spektrit politikë që të jenë bashkarishtë nesër, dhe që të mos humbin më shumë raste. /Telegrafi/