LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Asgjë e pamundur

Veseli: Asgjë e pamundur

Skuadra e Pejës arriti fitore tejet të rëndësishme të shtunën ndaj Sigal Prishtinës, me rezultat 68:65.

Pejanët arritën që ta shkrinin epërsinë prej 15 pikëve për ta marrë një fitore tejet të rëndësishme në kryeqytet.

Pas kësaj fitoreje, Alban Veseli, fitoren ndaj Prishtinës e ka cilësuar si shumë të vështirë.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë e sidomos për ta shkrirë epërsinë që kishte krijuar Prishtina. Por në periudhën e fundit, falë një loje më të mirë që kemi bërë, arritëm që ta përmbysnim rezultatin”.


“Me këtë dëshmuam se në basketboll asgjë nuk është e pamundur, duke arritur një fitore të rëndësishme që na mban të pamposhtur dhe në pozitën e parë”, theksoi Veseli për “Zërin”.

Peja është e para në renditje me 12 pikë, pa humbje.