LAJMI I FUNDIT:

Vesa Vllasaliu “injoron” dasmën e Mërgimit me Edonën, shfaqet duke vallëzuar e lumtur në diskotekë

Vesa Vllasaliu “injoron” dasmën e Mërgimit me Edonën, shfaqet duke vallëzuar e lumtur në diskotekë

Futbollisti i njohur kosovar, Mërgim Berisha, ka kurorëzuar të enjten dashurinë e tij me martesë, duke i dhënë fund beqarisë.

Ceremonia e dasmës, e cila ishte një nga më të përfolurat e kohëve të fundit, erdhi pas një periudhe polemikash dhe zhurme publike që shoqëroi historinë e dashurisë së çiftit.

Historia e dashurisë së Mërgimit dhe Edonës bëri bujë të madhe në media dhe rrjetet sociale kur ish-e fejuara e tij, Vesa Vllasaliu, pretendoi se Mërgimin ia kishte marrë shoqja e saj.


Mërgim Berisha dhe Edona (Foto: Edi Reçica)

Kjo deklaratë ndezi një valë reagimesh dhe komentesh, duke e bërë historinë e tyre një nga më të diskutuara në opinionin publik, veçanërisht gjatë kohës që vesa ishte banore në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova – ku e kishte trajtuar këtë histori disa herë.

Megjithatë, pavarësisht polemikave, Mërgimi dhe Edona vendosën ta çojnë përpara lidhjen e tyre, duke e kurorëzuar me martesë. Dasma e tyre u zhvillua me shumë të ftuar dhe të afërm të pranishëm, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në jetën e çiftit.

Në një tjetër anë, në kohën kur dasma po zhvillohej, Vesa zgjodhi të mos e ndjekë më këtë histori dhe të shfaqej e lumtur në një diskotekë.

Ajo u pa duke shijuar mbrëmjen dhe duke vallëzuar në disa video të publikuara në rrjetet sociale, duke treguar se tashmë ka lënë pas të kaluarën dhe është e përqendruar në jetën e saj të re. Pavarësisht gjithçkaje, duket se Mërgim Berisha dhe Edona kanë gjetur paqen dhe lumturinë e tyre, ndërsa Vesa ka vendosur të vazhdojë përpara me jetën e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori