Vesa Vllasaliu më elegante se kurrë, bën ndryshimin e papritur në flokë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në Instagram, duke u shfaqur më elegante dhe më ndryshe se kurrë më parë.
Vesa ka vendosur të bëjë një ndryshim të guximshëm në pamjen e saj, duke i dhënë fund ngjyrës së mëparshme të flokëve dhe duke u kthyer në të zeza intensive, një nuancë që thekson bukurinë e saj natyrale dhe sjell në pah tiparet e saj të spikatura.
Përveç ngjyrës, ajo ka zgjedhur edhe një prerje të veçantë që i jepnin flokëve volum të theksuar, që të kujton stilimet ikonike të viteve 90.

Në fotot që postoi, Vesa shfaqet e veshur me një fustan të zi prej sateni, që përqafon trupin e saj me finesë, duke i dhënë një pamje elegante dhe joshëse. Ambienti bregdetar gjatë natës dhe atmosfera e bënin setin fotografik të duket si një skenë filmike.
Ajo e shoqëroi postimin me një mbishkrim domethënës:

“Ajo që është e destinuar të ndodhë, gjithmonë do të gjejë një mënyrë”, shkroi Vesa në postimin e saj. /Telegrafi/



























































