LAJMI I FUNDIT:

Vesa Luma punësohet në një shkollë muzike në Zelandën e Re

Vesa Luma punësohet në një shkollë muzike në Zelandën e Re
Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, është rikthyer në Zelandën e Re, pas një qëndrimi disa mujor në vendlindjen e saj, në Prishtinë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Big Basta, bashkë me djalin e tyre Lianin, janë tashmë banorë legjitimë të këtij shteti, dhe kanë zhvendosur të gjitha aktivitetet e tyre atje.

Vesa është edhe e punësuar në Zelandën e Re, përkatësisht në shkollën e muzikës “Eliette’s Music Academy”, në Auckland të Zelandës së Re.


https://www.instagram.com/p/BzV5V4Lp_Fo/

Teksa ishte në Prishtinë, në një nga intervistat e saj, këngëtarja nga Prishtina theksoi se atje punon si asistente-koriste, duke u mësuar të rinjve se si të përdorin sa më mirë zërin e tyre.

Ndërkohë, së fundmi, Vesa publikoi në InstaStory disa imazhe nga ambientet e punës në Zelandën e Re, ku tregoi se ka marrë edhe djalin e saj në këtë shkollë të muzikës, që të nisë hapat e parë në këtë drejtim.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

“Te puna e mamit”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një prej fotografive.

Vesa Luma përndryshe ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në tregun muzikor shqiptar, duke u shquar si një ndër zërat më të mirë që di të interpretojë live. /Telegrafi/

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Magazina
Kalo në kategori