Ai që e njeh kulturën tonë politike, do ta kapë menjëherë idenë e këtij shkrimi. Kemi të bëjmë pra me një dilemë krejtësisht politike. Nga një libër shkollor, aq më tepër nga muzika, nuk kemi pritur probleme publike, por ja që na ndodhi. Si të jetë publike, me automatizëm është edhe politike, sepse te ne gjithçka merr frymë përmes politikës.
“Dy dele, treqind pare”, kështu thotë, kënga e famshme, e përjetësuar së fundmi edhe në librat shkollorë të fëmijëve tonë. Kjo këngë i shqetësoi me të drejtë prindërit, kur dihet se kjo për nga fama renditet menjëherë pas këngës më të kënduar nëpër dasmat tona, e cila flet për një gjarpër i cili del nga dika për me na ngrënë, atëherë krejt kjo përfundimisht merr ngjyrime politike.
Delet, gjarpri, blegërima në stilin “BE” etj. Nuk e kapët idenë?
“Ooo… puna e marë desha me t’thanë eee… dul ni gjarpën, me na ngran eee…”, është refreni i këngës së famshme, e cila duket se me vendim politik ka mbet jashtë librave shkollorë, duke i privuar kështu fëmijët tonë nga përvoja dhe urtia popullore. Për shembull, ti do me i thënë kryeministrit “punë e mbarë” dhe aty futet menjëherë gjarpri në politikë.
Tash, lidhur me delet dhe çmimin e tyre, vërtetë ka konfuzion në politikën tonë kulturore, përderisa kjo për gjarprin është krejtësisht e kuptueshme, përse nuk është futur në libra. Kur kihen parasysh nofkat e kohës së luftës, kuptohet lehtë.
Do ti, i mëson fëmijët të përshëndesin me “punë e mbarë” , e në tekst futet papritmas gjarpri!
Mesazhe të tilla të cilat denigrojnë punën. Edhe politikën.
Të kuptohemi, krejt kjo mund edhe të mos ketë fare ngjyrime politike. Ndoshta mund të ketë qenë vetëm debat publik rreth çmimit? Në fund të fundit, kjo është një aferë e tepërt, e ngritur nga ana e prindërve jofalënderues. Tekstet janë falas, sipas vendimit të politikës. Si thotë fjala e urtë: deles së falur nuk i shihen dhëmbët, o prindër!
Në rregull, fjala e urtë flet për kuajt e falur, pastaj as delet, e kësaj kënge nuk janë falas, janë 300 pare si thotë edhe këngëtari popullor. Por, librat janë falas. Shumica janë falas. Disa që janë falas por nuk i gjejnë, i blejnë, e kjo është temë tjetër. Kur kihet parasysh çanta e rëndë e shkollarëve tonë, edhe një libër më pak do të thotë shumë për supet e tyre të brishta.
Tash, ta shohim problemin edhe nga këndi i përshtatshmërisë moralo-politike. Diferencimin ideo-politik e kem trashëgimi kulturore. Ndoshta lepuri ndodhet pikërisht aty?
Qysh dihet publikisht, delet tona dinë të thonë vetëm “BE”, dhe dorën në zemër në blegërimën e tyre nuk ka asgjë të kontestueshme politikisht. Atëherë çka mund të i ketë nxitur këto reagime prindërish në rrjetet sociale? Forcat anti-evropiane? Estekfurullah!
Çfarë u pengojnë delet nëpër libra? Po të ishte për gjarprin, në rregull, kjo mund të kuptohej!
Sido që të jetë, fjalën e fundit e ka politika. Edhe pse te ne nuk dihet ku fillon kultura, e ku përfundon politika, shkenca apo arsimi. Sidoqoftë, kur jemi te politika jonë, ajo është tepër e sofistikuar. Ka lloj-lloj politikash dhe politikanësh. Por, ata nuk mësohen në librat e muzikës. Ata mësohen në librat e historisë.
Ka për shembull politikanë që ju bëjnë me qeshë me lot. Krejt Kosova shkrryhet për toke kur ata dalin në media apo kur shkruajnë në profilet e veta. Ka edhe të atillë që i mbushin stres njerëzit. Ka po ashtu edhe të atillë që prekin zemrat, ndjellin lot, flasin për viktima sa here nuk kanë ndonjë ide çfarë të bëjnë tjetër. Ka edhe nga ata që synojnë drejtpërdrejtë gjëndrat. Kam shkruar për këta të fundit, në kolumnen time për hormonet, për adrenalinën dhe serotininën. Për taktikën ftohtë-nxehtë kur populli i nxitur nga fjalët e tyre herë mërdhinë herë digjet në temperaturë mbi dyzet dhe flet përçart shesheve…
Por, ka edhe të atillë që nuk nxisin kurrfarë reaksioni. Krejt dekt rreth tyre. Thjesht, publiku nuk reagon fare. As mish e as peshk, thotë populli. Ata nuk sjellin bereqet nëpër hambare të partive. Partitë mbijetojnë me para e jo me parime. Nuk sjellin pëlqime. Nuk sjellin vota. Nuk sjellin zemra. Sido që të jetë, mbijetojnë vetëm ata që e gjejnë publikun e tyre, sepse rrjetet sociale janë media e cila përfshinë edhe votuesit potencial, të cilët për dallim nga zgjedhjet tradicionale, çdo tri/katër vjet, votojnë çdo ditë me (mos) pëlqimet e tyre, me zemrat e kuqe, apo gishtat përpjetë/ teposhtë. Poshtë e përpjetë, si do të thoshte dikur Ademi ynë i madh.
Kanë dalë edhe profesione të reja. Falë Zotit dhe politikës, me qindra e mijëra njerëz jetojnë duke punuar me tri katër ndërrime, duke “punuar” në “Facebook”, “Instagram”, apo duke ”cicëruar” për shefat e tyre. E keni parë një politikan nga maja e politikës, duke bërë ndonjë koment të thellë për fenomene, dukuri apo ngjarje, e madje edhe persona për të cilët se kanë as idenë më të vogël? Keni parë, sigurisht! E keni kuptuar tashmë se nuk i shkruajnë ata vet? Ndoshta edhe do të i shkruanin, por nuk kanë kohë. Pastaj përse të merren me diçka që nuk e kanë zanat. Ka aq shumë nevojtarë ndër ata që dinë të shkruajnë.
Fundja, kudo në botë fjalimet e politikanëve i shkruajnë profesionistët. Të jesh një politikan mjafton të mos e lësh masën indiferente.
Vërtetë bëjnë 300 pare dy dele, sot? Prindërit, janë ankuar në rrjete sociale. Mësuesit thonë se teksti i këngës nuk është për nivelin e fëmijëve të kësaj moshe. Është për të rriturit. Për politikën.
“Rren, rren, rren”, do të hyjë në debat, politika. Politika, vetëm politika e di sa bëjnë dy dele…! Prindërit janë futur kot në këtë mesele…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!