Holandezi Max Verstappen i Red Bull është fituesi i Çmimit të Madh të Emilia Romagna që u zhvillua sot në Imola të Italisë. Kjo ishte fitorja e 65-të në karrierën e Verstappen. 

Kampioni i botës katër herë radhazi e nisi garën nga vendi i dytë pas pilotit të McLaren dhe liderit të përgjithshëm, Oscar Piastrí, por e kaloi atë në xhiron e parë dhe nuk e lëshoi kryesimin deri në fund të garës.  


Gjithashtu i dha fund serisë së Piastrit prej tre fitoresh radhazi, duke e bërë garën interesante. 

Piastri përfundimisht humbi vendin e dytë pasi u kalua nga shoku i skuadrës Lando Norris, i cili nisi nga vendi i katërt. 

Piloti i Ferrarit, Lewis Hamilton, kaloi vijën e finishit i katërti, Alexander Albon i Williams zuri vendin e pestë dhe Charles Leclerc i Ferrarit zuri vendin e gjashtë. 

Humbësi më i madh ishte ndoshta piloti i Mercedesit, George Russell, i cili e nisi garën nga vendi i tretë dhe e përfundoi garën në vendin e shtatë. 

Në renditjen e përgjithshme, Piastra kryeson me 146 pikë, Norris është i dyti me 133 pikë dhe Verstappen është i treti me 124 pikë. 

Gara e radhës do të zhvillohet pas shtatë ditësh në rrugët e Monakos. /Telegrafi/  

telegrafi sport app