Verstappen fiton në Las Vegas, Norris afër titullit të parë në Formula 1

Max Verstappen triumfoi në Çmimin e Madh të Las Vegasit, duke lënë pas Lando Norris dhe George Russell në një garë të mbushur me emocione dhe rivalitet të fortë.
Situata në renditjen e pilotëve bëhet gjithnjë e më interesante para përfundimit të sezonit. Me vendin e dytë sot, Lando Norris ka tani 30 pikë avantazh mbi shokun e skuadrës Oscar Piastri dhe 42 pikë përpara Verstappen, duke u afruar shumë pranë titullit të tij të parë në Formula 1.
MAX VERSTAPPEN WINS IN LAS VEGAS! 👏🏆
He takes his second victory on the Strip in dominant style! 💪#F1 #LasVegasGP pic.twitter.com/y2MEBqEo4y
— Formula 1 (@F1) November 23, 2025
Ai ka mundësinë që të sigurojë kampionatin në garën e ardhshme në Katar.
Norris nisi nga pole position dhe tentoi të mbante kryesimin, por humbi pozicion në njërën nga kthesat e para, ku Verstappen dhe Russell e parakaluan. Britaniku nuk u dorëzua dhe në xhiron e 35-të kaloi Russell për vendin e dytë, duke konsoliduar avantazhin në renditje.
Parc ferme vibes 🤩#F1 #LasVegasGP pic.twitter.com/qmyirFvb1e
— Formula 1 (@F1) November 23, 2025
Piastri pati një garë të qëndrueshme, por vendi i katërt e largoi edhe më shumë nga lufta për titull. Një nga surprizat e garës ishte Andrea Kimi Antonelli, i cili, pavarësisht se nisi i 17-ti dhe mori një penalitet prej 5 sekondash, përfundoi në vendin e 5-të, duke treguar potencial të jashtëzakonshëm.
Rezultatet e Çmimit të Madh të Las Vegasit:
- Verstappen 2. Lando Norris 3. George Russell 4. Oscar Piastri 5. Andrea Kimi Antonelli 6.Leclerc 7. Sainz 8. Hadjar 9. Hulkenberg 10. Hamilton
- Renditja e përgjithshme e pilotëve pas garës së Las Vegas: Norris 408 – Piastri 378 – Verstappen 366 – Russell 291 – Leclerc 222 – Hamilton 149 – Antonelli 132 – Albon 73 – Hadjar 47 – Bearman 40 – Alonso 40 – Lawson 36 – Stroll 32 – Ocon 30 – Tsunoda 28 – Gasly 22 – Bortoleto 19 – Colapinto 0 – Doohan 0. /Telegrafi/


















































