Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa nga rrugët e kryeqytetit, duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve.

Njëra prej rrugëve që janë vërshuar nga reshjet e shiut është edhe ajo te nënkalimi në afërsi të stacionit të autobusëve në kryeqytet.


Ky nënkalim edhe në të kaluarën është vërshuar kur ka pasur reshje shiu.