Kur shkon për në Shkodër, një tabelë e shkruar me të zezë “Rruga e vdekjes” është personifikimi më i mirë i asaj që ndodh në këtë segment rrugor. Superstrada Lezhe-Milot është një makth për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve, duke pasur një numër të lartë të aksidenteve.
Veriu i Shqipërisë rezulton zona ku ka më shumë aksidente me pasojë vdekjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndër të parat në Evropë, sipas raportit më të fundit të Eurostat. Në vitin 2021 u shënuan në Veri 94 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milionë banorë, nga 51 në qendër dhe 73 në jug të vendit.
Nga 400 rajone në total që raporton Eurostat, veriu i Shqipërisë renditet i 25-ti për fatalitetet më të mëdha në raport me popullsinë.
Në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian prej 45 vdekje për 1 milion banorë, në të gjitha rajonet e Shqipërisë, aksidentet fatale janë shumë të larta. Mesatarja e Shqipërisë për 2021 ishte 70 fatalitete për 1 milion banorë.
Me këtë nivel, vendi renditet i pesti në Evropë pas Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, Letonisë dhe Kroacisë. (nuk ka të dhëna për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut). Shtetet me më pak aksidente në Evropë (me pak se 20 fatalitete për 1 milion banorë) janë Suedia, Malta dhe Norvegjia (shih grafikun).
Sipas Eurostat, në vitin 2021, në Shqipëri kishte 197 fatalitete nga aksidentet rrugore, nga të cilat 75 ishin në veri, 60 në qendër dhe 62 në jug.
Evropa, 45 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore
Në vitin 2021, kishte 19 917 viktima në aksidentet rrugore në rrugët e Bashkimit Evropian, e barabartë me 45 vdekje rrugore për një milionë banorë, sipas Eurostat.
Rajoni i BE-së me shkallën më të lartë të vdekjeve rrugore ishte rajoni më i largët francez i Guadeloupe, duke regjistruar 159 viktima rrugore për 1 milion banorë, i ndjekur nga Severozapaden në Bullgarinë veriperëndimore (133) dhe Guyane, një tjetër rajon më i largët francez (120).
Në total, për vitin 2021 ishin 24 rajone të BE-së me të paktën 80 vdekje rrugore për 1 milion banorë. Këto rajone ishin të vendosura kryesisht në Rumani (gjashtë rajone), rajonet më të largëta dhe ishullore të Francës (katër rajone), Bullgarisë dhe Greqisë (tre rajone secila), Kroacisë, Polonisë dhe Portugalisë (secila nga dy rajone), dhe pjesa tjetër në Belgjikë dhe Itali (të dhënat e 2020).
Disa nga normat më të larta të vdekjeve në rrugë u regjistruan në rajonet rurale, ndërsa rajonet urbane dhe kryeqytetet prireshin të raportonin norma shumë më të ulëta të vdekjeve në rrugë.
Vetëm dy rajone të BE-së nuk raportuan asnjë vdekje rrugore: Valle d’Aosta/Vallée d’Aoste në Italinë veriore (të dhëna 2020) dhe rajoni relativisht i vogël autonom i Ciudad de Ceuta në Spanjë.
Normat më të ulëta të vdekjeve në rrugë u vunë re në rajonet urbane, si rajoni i kryeqytetit të Belgjikës (Région de Bruxelles-Capitale / Brussels Hoofdstedelijk Gewest) me 7 vdekje rrugore për 1 milion banorë, rajoni i kryeqytetit austriak të Vjenës (8 ), rajoni i kryeqytetit suedez të Stokholmit (9) dhe rajoni verior gjerman i Bremenit (gjithashtu 9), raporton Monitor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës