Verërat Vranç të Anadrinit të Kosovës: Të strukturuara mirë, plot trup, komplekse dhe të pasura

Verërat Vranç nga verëtarët e Rahovecit të pjekura në barriqe të drurit, janë ndër verërat më legjendare të Kosovë
Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë, Zvicër
Shërbehen me mish gjahu, qofte ose mish viçi me salcë. Por do të thoja: shijon gjithashtu më së miri edhe me djathë të pjekur/të vjetër Sharri!
Pasi të shijoni verërat e Vrançit nga Rahoveci, bota ndalon së rrotulluari. Koha qëndron në vend dhe vetëm shpirti i verës qëndron në gotë.
Asnjë verë tjetër nuk ka shije si një Vranç nga Rahoveci. Është pika kryesore e lëngshme e një ushqimi me shije.
Prandaj preferohet të serviret me pjatën kryesore, me mish gjahu, qengji, çoftë ose mish viçi dhe më pas të vazhdohej deri edhe me djathë.
Kur bëhet fjalë për një ushqim dinjitoz me disa ushqime te preferuara në pjata, vazhdohet krejtësisht ndryshe. Për pjatën kryesore shërbehet Vrançi me luks të moderuar.
Një Vranç elegant, një verë Kosovare e kuqe nga Rahoveci dhe zgjidheni nga një vjelje të madhe të viteve plot diell, verë të vjetër, duke sakrifikuar një nga cuvéet ekskluzive të lartë mes Kabernet, Vranç dhe Merlot, një verë nga një vresht ose nga një përzgjedhje të hardhive të vjetra te tokave Anadrinase të Rahovecit.
Pas disa vjet pjekjeje të qetë në bodrum, një Vranç bëhet e madhe ku zhvillon erëza të pakrahasueshme, me shije frutore, aroma kompoti, frutave të thata, manushaqeve, fikut të terur, vanilje e dru bungu dhe nuk i mungon as plotësia e rafinuar, e zbutur, e përkulur për shijen e gojës, por me strukturë ende mbresëlënëse.
Falë natyrës dhe dendësisë së Vrançit plot trup, ato shoqërojnë në mënyrë ideale një shije disa muajshe te pjekurisë në barriqe druri, me djathin e Sharrit pikant ose djathëra të deles rugovase.
Dëshironi ta shërbeni djathin me bukë, dardha, arra dhe fruta të tjera të thata? Nuk ka problem. As një verë nga Vrançi reserve të pjekura në barriqe druri nuk ka ‘frikë’ nga ky kombinim. Thjesht zëvendësoni mishin me një djathë, prodhim Kosove, të yndyrshëm e plot erëza e të shijshme.
Sigurisht, një verë e Vrançit më e re shkon gjithashtu mirë me djathin. Ajo verë nuk ka frikë nga një djathë lope apo djathë deleje kremoze, as nga një ushqim me speca te ngjizura, as nga një mish pule i pjekur në skarë. Sigurisht që mund të zgjidhni edhe një Vranç të fortë alkoolik veçanërisht nëse pjata e djathit shërben si meze.
Personalisht, vlerësoj verën e lehtë të Vrançit, djathë të mirë dhie, djathë të mazuar lope, duke pasur parasysh origjinën e djathit, një shembull pikant nga lartësitë me diell të maleve të Sharit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit