LAJMI I FUNDIT:

Verena Knaus u nderua me mirënjohjen e OEK-ut

Verena Knaus u nderua me mirënjohjen e OEK-ut

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj i ndau sot mirënjohjen e OEK-ut zonjës Verena Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet (IES) për kontributin e dhënë në promovimin e imazhit të Kosovës.

Me këtë rast kryetari Beqaj theksoi se OEK-u vlerëson lartë punën e zonjës Knaus dhe IES-së.

“IES dhe Verena janë një zë shumë i aritikuluar mirë dhe pozitiv për Kosovën. Ne vlerësojmë se lobimi i ndihmon realisht shumë biznesit sepse nuk mund të flasim për zhvillim dhe bashkëpunim rajonal nëse nuk ka liberalizim të lëvizjes së njerëzve”

Me këtë rast Beqaj shprehi gatishmërinë e OEK-ut për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar që Kosova të promovon vlerat e saj dhe të mos jetë pjesë e artikujve gazetaresk si vend problematik.


Zonja Knaus theksoi se me punën e IES është dhënë një kontribut për zhvillimin e ekonomik dhe për ardhmërinë evropiane të Kosovës.

“Kjo është një rrugë e gjatë por bashkë mendoj se mundem me arrit zgjidhjen e problemit të liberalizimit të vizave dhe zhvillimit politik e ekonomik të Kosovës”. /Telegrafi/