Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë
Teksa përkujtojmë 22 vjet nga përfundim i luftës për pavarësi, e cila la më shumë se 13 mijë të vdekur, Kosova po rindërton veten dhe po i afrohet Bashkimit Evropian, duke u mbështetur në strukturimin e sektorëve ekonomikë.
Sektori i verëtarisë është një çështje e rëndësishme për Kosovën me një traditë të gjatë të verës.
Kosova një vend i vogël i rrethuar me male, ka aktualisht një sipërfaqe diku deri në 4000 ha, me vreshta ku para luftës kishte 9 deri në 10000 ha.
Disa mijëra vreshtarë të vegjël (ndoshta 3200 nga 4000 ha), prodhues për disa breza, të vjetruar dhe shpesh me më pak se 1 ha, e ndajnë edhe sot këtë pasuri vreshtare.
Verëtarët Kosovar prodhojnë verën e tyre për vetë-konsum ose e shesin rrushin në rreth tridhjetë kantina. Numri i prodhuesve të verës po rritet çdo vit. Ky aktivitet mbetet kryesisht në duart e familjeve historikisht vreshtare, por shohim edhe ardhjen e investitorëve të rinj. Për sektorin vendor, këto kantina luajnë rolin e kantinave private (tashmë prezantohen totalisht në prodhimet artizanale dhe peizazhin e verërave kosovare tani më e prezantojnë më mirë në konkurrencë dhe cilësi), tregtar verërash dhe prodhues të rakisë.
Ndikuar fuqishëm nga një klimë kontinentale me dimra të ashpra (deri në -20°C) dhe me në periudhë vegjetative me ndikim mesdhetar (deri në +40°C), vreshtat mbillen dy të tretat me kultivar rrushi të zi dhe një e treta me kultivar rrush të bardhë. Ka gjithsejtë 55 kultivar rrushi duke përfshirë 20 kultivar ndërkombëtar (kryesisht Kultivar francez). Nga kultivarët e rrushit të zi, në të shumtën janë autoktone si Vranç dhe Dibrak (rrush Rahoveci), të konsideruara si më të përshtatshmet, më cilësoret dhe më të adhuruarat e identitetit të Gadishullit Ilirik. Ato bëjnë të mundur që të dallohen në tregjet e eksportit. Nga kultivarët e rrushit të bardhë më të përhapura janë Dimiat (Smederevka) i lidhur me shumë kultivar të tjera vendase dhe ndërkombëtare si Riesling dhe Chardonnay. Rendimentet vlerësohen mesatarisht në 7-8 t/ha, por mund të zbresin në 5-6 t/ha për fermat e orientuara artizanale drejt qasjeve më cilësore, ose deri në 15 t/ha për operatorët e mëdhenj industrial.
Dy kantina të mëdha vere thelbësore
Mbjelljet janë sërish në rritje me një preferencë për rrushin e tryezës, i cili tashmë zë 25% të sipërfaqes, në dëm të rrushit të destinuar për verë. Rënia e fortë e bujqësisë pas luftës aktualisht lë qindra hektarë tokë bujqësore me potencial të madh ende të munguar, për t’u ristrukturuar dhe rimbjellë. Edhe nëse sektori globalisht mbetet ende i dominuar nga historia dhe filozofia e përgjithshme e ish-Jugosllavisë (“për të shuar etjen e njerëzve”) të një prodhimi të madh të verërave të cilësisë së ulët, Kosova tani ka filluar transformimin e saj drejt verërave më cilësore.
Vera Vranç nga prodhuesit “StoneCastle” dhe “Bodrumi i Vjetër”
Peizazhi ekonomik i sektorit dominohet nga dy operatorë të mëdhenj, në një pozicion oligopolistik, Stone Castle (rreth 600 ha) dhe Bodrumi i Vjetër (prodhimi i vlerësuar në 4 milionë shishe), që të dyja datojnë nga viti 1953 që numëron deri në 1200 ha), të privatizuara në vitin 2006, prej kohësh janë orientuar drejt prodhimit në mas. Të riorganizuar dhe modernizuar pas investimeve të mëdha, këta dy operatorë thelbësorë tani janë më të përqendruar në cilësi dhe ofrojnë një gamë verërash që mbulojnë të gjitha segmentet, nga 2 € e deri në 60 € për shishe dhe në të gjitha kanalet e shpërndarjes së tregut. Krahasuar me këta dy liderë, prodhuesit e tjerë, më të vegjël, po pozicionohen në tregun e verërave të cilësisë së lartë ose produkteve të ndryshme, ndonjëherë edhe duke fituar medalje ndërkombëtare.
Disa nga prodhimet e verës Vranç nga prodhues më të vegjël të verës në Kosovë
Me një pagë mesatare mujore prej 200 deri në 300 euro, Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë. Dhe me vetëm 1.8 milionë banorë, tregu mund të përshkruhet si i ngushtë, madje i vështirë për verën. Megjithatë nuk ka asgjë! Vera është e gjithanshme në Kosovë në kanalet tradicionale të shpërndarjes dhe veçanërisht në hotele dhe restorante, por edhe me zhvillimin e vendeve të modës në qytetet kryesore, të mbështetur nga një prezencë e fortë reklamuese në internet dhe rrjete sociale. Një treg i hapur, i lidhur dhe i rëndësishëm për produktet e huaja, në Kosovë madje është shumë e lehtë të gjesh verëra italiane, franceze, portugeze apo maqedonase.
Vera është tani për tani produkti i vetëm i eksportuar i Kosovës!
Vera është, për momentin, i vetmi produkt i vërtetë eksportues i Kosovës. Eksporti përfaqëson një dalje të rëndësishme për verërat kosovare, në tregjet vendore (Bosnjë, Mal i Zi, Kroaci, etj.), por edhe në Gjermani, SHBA apo Zvicër. Këto vende kanë një diasporë shumë të fortë, krenare për vendin e tyre dhe të lumtur për të pirë një nga produktet e saj të rralla kosovare që mund të blihet jashtë vendit.
Zhvillimi i vendit, integrimi më i mirë i tij në bashkësinë ndërkombëtare (vetëm gjysma e njerëzimit e njeh sot Kosovën) dhe hapja e tij ndaj turizmit, në afat të mesëm do të forcojë tregun kombëtar dhe sektorin ekonomik. Turizmi i verërave mund të jetë një qendër e re fitimi për kantinat e verës. Të pajisura me një rrugë vere, tashmë të pajisur me ambiente dhe tashmë me një ofertë të strukturuar turistike të verës, disa ferma tregojnë edhe deri një mijë vizitorë në vit. Fatkeqësisht, duke pasur parasysh imazhin ndërkombëtar të vendit, Kosova ende nuk mund të konsiderohet destinacion turistik. Vijueshmëria turistike e vendit nuk i kalon 100,000 njerëz në vit në vend. Pranë qendrave kryesore të interesit turistik dhe tashmë të pozicionuara në të gjitha restorantet e vendit, vreshtat mund të përfitonin gjithsesi realisht nga zhvillimi i këtij sektori ekonomik.
Krijues i vlerës, imazhit dhe punësimit, verëtaria pra është sektori strategjik për Kosovën dhe mund të shërbejë si shembull për zhvillimin e prodhimeve tjera bujqësore. Pushteti politik, i vetëdijshëm për këtë mundësi, dëshiron që verën kosovare ta përfshijë në standardet ndërkombëtare dhe financiarisht e mbështet të gjithë sektorin. Ministria e Bujqësisë e Kosovës ka një shërbim të decentralizuar të verërave, duke kombinuar disa funksione statistikore, menaxheriale, rregullatore apo fiziko-kimike dhe organoleptike të kontrollit etj., duke luajtur rolin e garantimit të cilësisë së produkteve të vendosura në treg dhe ruajtës.
Asociacioni kombëtar i vreshtave të Kosovës po bën fushatë për një ligj të ri që synon afrimin e legjislacionit kombëtar me rregulloret evropiane, me përkushtim kolektiv për cilësinë e verërave, mbrojtjen e markave, krijimin e treguesve gjeografikë dhe në perspektivë, në afat anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Prandaj, ka gjasa që zhvillimi i sektorit kosovar të verërave të ndjekë në vitet në vijim rrugën që kanë marrë vendet e tjera të Evropës Lindore, si Kroacia, Hungaria apo Sllovenia. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën