Veprimtari Haki Morina, me një poezi për shokët në poste: Poshtë pocërka, unë jam pushtet!

Ish-i burgosuri politik dhe veterani i UÇK-së, Haki Morina, ua ka kushtuar ca vargje shokëve të tij në pushtet.
“Mos kërkoni emra te përveçëm, sepse ata dihen!”, ka shkruar Morina në profilin e tij në Facebook.
Morina nga Gllareva e Klinës, në vitet ’80 ka qenë edhe redaktor i revistës ilegale “Zëri i Kosovës”, transmeton Telegrafi.
Poezinë që ia kushtoi ai shokëve, është si më poshtë.
“PORTRETI I PUSHTETARIT Në lavdinë e ëmbël të karriges së fituar, në vilen, me asfaltin te dera, e oborrin me rrush me kocka, me bar, me trëndafila lulëzuar, kush thotë se s’ka Cobo Rrapush? Nga pocërka, në banje me nxehje, masazhe e bojler Në tru akoma i kërcet derë e ngrirë qenefi Në vend të fllanikut katër frigoriferë, thotë me vete: është kohe xheneti Zgjohet nga ëndrra i djersitur Nga frika se është kthyer në botën e vet, nga xhamat e avionit, flet me zë te ngjirur poshtë pocërka, unë jam pushtet”. /Telegrafi/



















































