LAJMI I FUNDIT:

Veprimi qesharak i Carrgaher që pretendoi kinse po e përkthente intervistën e Lewandowskit

Veprimi qesharak i Carrgaher që pretendoi kinse po e përkthente intervistën e Lewandowskit

Jamie Carragher u bë kine po e përkthente intervistën e Robert Lewandowskit pas finales së Ligës së kampionëve që Bayern Munich e fitoi kundër Paris Saint-Germain.

Ish-anëtari i Liverpoolit deklaroi se sulmuesi polak e thumbonte Romelu Lukakun dhe Jurgen Kloppin, mirëpo veprimi i tij ishte vetëm për shaka.

Lewandowski luajti për më shumë se 90 minuta në triumfin e Bavarezëve ndaj parisienëve të dielën mbrëma.


Jamie Carragher has hilariously pretended to translate Robert Lewandowski's interview

Dhe Carragher që tha se ka mësuar gjuhën polake në shkollë, tentoi të përkthente intervistën e Lewndowskit, mirëpo e bëri me shaka në trajneri gjerman dhe në sulmuesin belg.

“Ndjenja më e mirë e jetës”, e përktheu Carragher.

“Nuk e besoj se po ndodh kjo gjë, pasi humba një finale kundër Bayern Munichut, tani e fitoj me ta”.

“Ai e lë fajtor Kloppin për këtë. Është dëshpërim që asnjëherë nuk ka qenë në listën e realizatorëve, ai mendon se mund të fitonte Topin e Artë, diçka që tashmë e ka humbur”.

“Kjo mendoj se e dëshmon që unë jam numri 9 më i mirë dhe jo Lukaku”, ka përkthyer Carrgaher me shaka intervistën e Lewandowskit. /Telegrafi/