Arrestimi i mbi 20 zyrtarëve policorë dhe suspendimi i më shumë se 30 policëve vetëm gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit për dyshime për vepra të ndryshme penale, ka shtruar dilemën se çfarë po ndodhë me Policinë e Kosovës.
Në këtë javë do të tregojmë se cilat kanë qenë rastet më të rënda të dyshimeve për përfshirjen e zyrtarëve policorë në vepra penale, çfarë kanë bërë me këto raste institucionet e drejtësisë dhe çfarë thonë qytetarët për besimin në policinë.
Emina Haxhiu, një infermiere nga Prishtina e cila javën qe shkoi u pa në një video që u bë virale, derisa reagoi ndaj disa policëve në Rrugën B, të cilët e përdoren një sprej ndaj saj, derisa po i shqiptonin një gjobë për shkak së qenit të saj nuk i kishte vendosur maskë mbrojtëse.
Emina për emisionin ‘Udhëve’ të RTK-së tregon versionin e saj për ngjarjen, vetëm pak momente pasi ka dhënë deklaratë disa orëshe në Inspektoratin Policor të Kosovës.
Ajo tregon se kishte dalë për të shitur qenin si çdoherë dhe kishte ardhur policia.
Megjithatë, nga ajo që e thotë Emina, e tëra erdhi si rezultat i komunikimit të keq mes saj dhe policëve.
“Filluan shumë m’u sillë në mënyrë barbare me mu… ia nisën tu e ngritë zanin… kur flas boj me durë, ajo mënjeherë nisi mos um qit ti me dur a e di me kon je tu folë… mos mu ofro se ta vnoj sprejin…dikur mo veç kur me ka ardhë. Unë u mundojsha me ua shpjegu që qeni i ka vetëm 8 muaj … u sillën në mënyrë s’di… jo të mirë”, thotë ajo.
E situata ishte tensionuar edhe më shumë, kur ndaj qytetares është përdorur sprej.
“Masi më kanë vnu sprej unë vetëm fillova me dalë prej kontrolles…unë nuk degjojsha … fillun me bërtitë mos u ofroni se iu kafshon qeni,…mos u afroni”, shton tutje ajo.
Me rastin e Emina Haxhiut po merret Inspektorati Policor i Kosoves. Derisa avokati Arianit Koci përdorimin e sprejit ndaj një vajze të re që ishte e vetme në këtë, rast karshi 4 policëve e sheh si tejkalim të autorizimeve. Andaj, ai thotë se është e rëndësishme që opinioni të sensibilizohet dhe të denoncojë policët, sa herë që shkelin ligjin.
“Të sensibilizohet popullata… qytetari e ndihmon shume policinë. Është përdorë spreji kur nuk ka pasë nevojë. Pas sprejit vjen vetëm edhe revolja m’u përdorë”, thotë Koci.
E per kryeshefin e Inspektoratit Policor te Kosoves Kushtrim Hodaj, IPK po heton rrethanat ne te cilat eshte perdorur spreji ndaj vajzes nga Prishina.
“Natyrisht se i kemi parë. Veprime hetimore të menjëhershme. Në radhë të parë si e kanë raportu policia si rast”, thotë Hodaj.
Ky është vetëm njëri nga rastet e shumta të dyshimit për përdorim të forcës jo proporcionale nga ana e zyrtarëve policorë, derisa po kryenin detyrën e tyre në një lagje në Prishtinë.
Raportimet e fundit për arrestimin e mbi 20 zyrtarëve policorë vetëm në keta muaj të vitit dhe suspendimin e më shumë se 30 tjerëve, kanë ngritur megjithatë dilemën se çfarë po ndodhë me Policinë e Kosovës.
“Është e vërtetë, IPK përkunder rrtahanave ka arrestuar mbi 20 zyrtarë policorë vetëm gjatë kësaj periudhe. Kemi suspenduar mbi 30 në raste të ndryshme të përfshirë në veprimtari penale“, shton ai.
Njëri nga rastet më të mëdha është ai i dyshimit të përfshirjes së policëve në trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare, për çka vetëm në Karaçevë janë arrestuar mbi 17 policë në shtator të vitit të kaluar.
Një rast tjetër shumë i rëndë u publikua këtë në fillim të këtij viti. Portal “Sinjali’, publikoi një video incizim që ishte edhe shkak për arrestimin e pjesëtarit të Njësisë së Reagimit të Shpejtë Haris Kelmendi, i cili e kishte keqtrajtuar një qytetar në stacionin policor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij