LAJMI I FUNDIT:

Vepra e artit që shfaq një banane të ngjitur në mur mund të shitet për 1.5 milion dollarë, por çfarë në të vërtet do të marrë blerësi?

Vepra e artit që shfaq një banane të ngjitur në mur mund të shitet për 1.5 milion dollarë, por çfarë në të vërtet do të marrë blerësi?

Pesë vjet pas krijimit të “Comedian” të Maurizio Cattelan – i përbërë nga një banane e ngjitur në një mur – mund të arrijë 1.5 milion dollarë kur të dalë në ankand nga Sotheby’s në qytetin e New Yorkut muajin e ardhshëm.

Megjithatë, ajo që ju merrni në të vërtetë për shumën marramendëse nuk është bananja origjinale.

Kjo pasi artisti nuk mund të instalojë veprën me frut në shtëpinë e atij që e blen atë, përcjell Telegrafi.


Në vend të kësaj, ai do të marrë një certifikatë autenticiteti, për të dhënë udhëzime të hollësishme se si ta realizoni veprën.

Plus, blerësi do të marrë një banane të re dhe një ngjitës.

Cattelan fillimisht krijoi tre “Comedian” për Art Basel Miami, duke blerë tre banane për më pak se një dollar në një dyqan ushqimor lokal.

Dy nga veprat u shitën më pas për 120,000 dollarë, ndërsa e treta iu dhurua Muzeut Guggenheim.

Tani, “Comedian” – i cili do të shfaqë një banane të freskët dhe një shirit të ri ngjitës – po shkon në një “turne global”, duke u ekspozuar në galeritë e Sotheby’s anembanë botës përpara ankandit në New York City më 20 nëntor.

Kritikët e artit kanë theksuar se përfaqësimi i “Comedian” nuk është vetë vepra, përkundrazi thonë se ajo vepër shtron pyetje dhe ide rreth asaj që në të vërtetë përbën “art”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Interesante
Deputetit serb i bien 'dhëmbët', shkakton të qeshura në Parlamentin e Serbisë

Deputetit serb i bien 'dhëmbët', shkakton të qeshura në Parlamentin e Serbisë

Fun

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Kalo në kategori