LAJMI I FUNDIT:

Venko Filipçe: Vala e tretë po qetësohet

Venko Filipçe: Vala e tretë po qetësohet
Foto: Kanal 5

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka deklaruar se vala e tretë e pandemisë është duke u qetësuar.

Ai tha se me këtë ka ardhur edhe lehtësimi i masave kufizuese, por kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm.

“Ora policore dhe mbyllja e kafeneve u bë në formë parandaluese dhe kjo përshpejtoi zbrazjen e spitaleve. Në momentin kur filloi rritja e numrave atëherë vendosëm masa shtesë. Megjithatë e kishim parasysh se para nesh janë festat dhe e kishim parasysh përvojën nga viti i kaluar, se festat ishin në një moment të përkeqësimit të situatës epidemiologjike”.


“Është mirë që masat kanë dhënë rezultat dhe tani kemi numër gjithnjë më të ulët të diagnostikuarve të rinj, gjithnjë dhe më i vogël është pranimi i pacientëve në spital. Tërë kjo na e jep të drejtën të themi se kjo valë po qetësohet”, tha Filipçe.

Ndryshe, sot Qeveria duhet të merr vendim për propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, që ora policore nga nesër të fillojë prej orës 21:00, si dhe të hapen kafenetë dhe të shërbejnë klientë, por vetëm nëpër tarraca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori