Venezuelë, trupi i Chavez do të balsamoset

Vendimi reflekton turmat e mëdha në pritje për t’i bërë respekt të fundit në Caracas, ku trupi i tij ndodhet aktualisht në ambientet e zyrave të shtetit.
Trupi i Chavez-it do të dërgohet në një muze ushtarak pas funeralit të së premtes, shtoi më tej Maduro.
Hugo Chavez, i cili udhëhoqi Venezuelën për 14 vjet, ndërroi jetë të martën, pas një lufte të gjatë me kancerin.
Më shumë se 2 milionë vajtues kanë kaluar pranë trupit të tij, në akademinë ushtarake në Caracas, teksa kanë pritur me orë të tëra në radhë për këtë, raporton Top Channel.
Liderë të vendeve të Amerikës Latine dhe përtej janë mbledhur në Caracas për funeralin e tij gjatë së premtes, teksa Maduro ka deklaruar se ceremonia do të zhvillohet siç ishte planifikuar.
Trupi i tij mund të balsamoset “si Lenini dhe Mao Ce Duni”, dhe do të vendoset në një ekran të qelqtë për të paktën 7 ditë të tjera, shtoi Maduro.
Trupi do të transferohet më pas në muzeun ushtarak të Caracas-it, ku Chavez, në atë kohë një oficer i ushtrisë, u kap në 1992, pasi udhëhiqte përpjekjen për grusht shteti, ngjarja e parë që e futi atë në arenën politike të Venezuelës. /Telegrafi/




















































