LAJMI I FUNDIT:

Vendosni një kub akulli në këtë pikë dy herë në ditë, rezultatet janë mbresëlënse

Vendosni një kub akulli në këtë pikë dy herë në ditë, rezultatet janë mbresëlënse

Mjekësia tradicionale kineze është e bazuar në besimin se energjia (chi apo qi) rrjedhë përmes dhe përreth trupit përgjatë meridianëve. Akupunkturistët dhe tjerët të cilët e praktikojnë këtë mjekësi besojnë se sëmundjet ndodhin kur diçka e bllokon chi-në ose e shkakton të bëhet e pabalancuar.

Duke ndihmuar në rritjen e rrjedhës të chi-së përgjatë trupit, organet mund të funksionojnë me një efikasitet shumë më të lartë, transmeton Telegrafi.

Besohet se shëndetin tuaj të përgjithshëm, disponimin dhe nivelet e energjisë mund t’i përmirësoni vetëm duke e vendosur një kub akulli në një pikë të caktuar në qaf.


Këtë pikë magjike në qafë mund ta gjeni mes ligamenteve të pjesës së pasme të qafës, në bazën e kafkës dhe në maje të qafës, menjëherë afër vendit ku fillojnë të shfaqen qimet e flokëve. Në akupunkturë, kjo pikë njihet si Fend Fu ose Wind Mansion. Praktikuesit e akupunkturës besojnë se stimulimi i kësaj pike e promovon mirëqenien dhe krejt çfarë ju nevojitet është një kub akulli.

Pra, vetëm shtriheni në stomak dhe e vendosni kubin e akullit në pikën e lartcekur dhe e mbani aty për 20 minuta. I ftohti fillimisht do t’ju pengojë, por brenda 30-60 sekondave do ta ndjeni një lloj nxehtësie në atë pikë të qafës.

Besohet se kjo mjekësi kineze ndihmon në mirëqenien fizike, i jep trupit energji, e përmirëson kualitetin e gjumit, e përmirëson sistemin e tretjes, i eliminon gripat e shpeshtë, e përmirëson frymëmarrjen, ndihmon në menaxhimin e çrregullimeve menstruale, e lufton stresin, lodhjen dhe depresionin, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori