Edhe pse në variant më të thjesht, megjithatë Shkupi ka bredh në prag të festave të vitit të ri.

Bredhi u vendos në qendër të qytetit, ndërsa shtëpizat në sheshin "Maqedonia" tashmë bëjnë përgatitjet për ta bërë atmosferën festive.


Zbukurimi i Shkupit nisi javën e kaluar nëpër rrugët e Shkupit, ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkupit theksoi se gjatë natës së vitit të ri do të ketë edhe program për vitin e ri.

Arsovska po ashtu theksoi se zbukirimi nuk do të kushtojë më shumë se 250 mijë euro për shkak të krizës energjetike./Telegrafi/