LAJMI I FUNDIT:

Vendos kryesia e Kuvendit: Më 3 gusht – Debati për Demarkacionin

Vendos kryesia e Kuvendit: Më 3 gusht – Debati për Demarkacionin

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që me datë 3 gusht të mbahet debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Sipas saj, më 4 gusht do të ketë seancë të rregullt në Kuvendin e Kosovës.

“Të shohim ballafaqimin e qëndrimeve të ndryshme, që të ndikojë në formësimin e qëndrimeve të deputetëve që nuk janë deklaruar ende a janë pro a kundër. Besoj që marrëveshja për demarkacionin tashmë është e pavlefshme dhe debati do të ndikojë tek deputetët që ende nuk janë deklaruar pro apo kundër demarkacionit”, ka thënë ajo.


Debati për demarkacionin do të mbahet në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës.