LAJMI I FUNDIT:

Vendos Komisioni, javën e ardhshme rishpallet konkursi për Bordin e Trustit

Vendos Komisioni, javën e ardhshme rishpallet konkursi për Bordin e Trustit

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së, i përbërë nga Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, Bashkim Nurboja (kryesues), Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, sot mbajti një takim për të diskutuar procedimin e mëtejmë për të siguruar plotësimin sa më të shpejtë të pozitave vakante të anëtarëve të Bordit Drejtues të FKPK-së.

Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i projektit të asistencës teknike të Ambasadës Britanike për rekrutimet në pozitat e larta publike në Kosovë.

Në njoftim thuhet se duke vlerësuar se në konkursin e fundit të shpallur për këto pozita, kishte mangësi në kërkimin e informacioneve të nevojshme për të siguruar një vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve brenda një periudhe të arsyeshme kohore, Komisioni unanimisht vendosi që ky konkurs të rishpallet me plotësimet e nevojshme.


Konkursi i plotësuar do të shpallet javën e ardhshme dhe procesi i përzgjedhjes do të jetë i asistuar në kuadër të projektit në fjalë të Ambasadës Britanike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Ekonomi
Nga ëndrra në realitet: Pse komplekset Linda 20, 21 dhe 22 janë zgjidhja e duhur për ju?

Nga ëndrra në realitet: Pse komplekset Linda 20, 21 dhe 22 janë zgjidhja e duhur për ju?

Ekonomi
Ushqim i shijshëm dhe karrierë e re? Brendet e fuqishme Popeyes dhe Firehouse Subs hapin vende pune në Prishtinë!

Ushqim i shijshëm dhe karrierë e re? Brendet e fuqishme Popeyes dhe Firehouse Subs hapin vende pune në Prishtinë!

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Shoku që ju shtyn përpara!

Telegrafi Jobs - Shoku që ju shtyn përpara!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
A jeni gati për të zbuluar potencialin e plotë të punonjësve tuaj? Bashkëpunoni me Atifete Xhemaj dhe shikoni biznesin tuaj të rritet!

A jeni gati për të zbuluar potencialin e plotë të punonjësve tuaj? Bashkëpunoni me Atifete Xhemaj dhe shikoni biznesin tuaj të rritet!

Ekonomi
Kalo në kategori