Keni dëgjuar goxha herë amanete njerëzish për t’i varrosur ata në vendlindje! Ku ka njerëz ka edhe varreza. Puna është sakrificë për jetë. Kush thotë që ka punë të lehtë, gënjen! Nuk ka punë të lehtë, ashtu siç nuk ka jetë të lehtë.
Kemi dalë në arë edhe pa pirë e pa ngrënë asgjë. Lindjen e Diellit e shihnim duke kositur livadhin. Bagëtinë e nxirrnim në kullosë pa dal Dielli. Vetëm muzgu na nxirrte nga puna. Kur Dielli lëshonte rrezet e para mbi kodrinë, në kishim mbaruar punën.
E keni parë nënën tuaj plakë? Edhe në arë edhe në livadh, nuk është ndarë kurrë nga puna. Edhe pa u kthyer plaku në shtëpi, ajo kthehej përpara për të përgatitur ushqimin. Ishim pa shkollë! Nuk dinim shkronjat. Punonim e mendonim edhe për nesër. I shkolluari sot e ka më lehtë të punojë. Për çdo punë, në arë e në livadh, keni makina. Ato makina duhet t’i drejtonit ju që u shkolluat. Kemi kositur me kosë dore. Kemi lëvruar me plug, me qe e me kuaj. Dy herë kemi prashitur misrin çdo verë. Grurin e kemi korrë me drapër. Sot, kur aq shumë është lehtësuar puna, ju po ikni!
Ka punuar plaku gjithë ditën edhe për një kilogram misër, vetëm që fëmijët të kenë bukë në sofër. Sa gëzohesha kur gjeja punë krahu, qoftë edhe për një ditë.
Kujtimet nga rinia më kthehen si lumë vërshues. Kishim edhe plot përjetime të hidhura. Vështirësitë nuk i kemi përmendur kurrë. Jetën e kemi kuptuar si gjënë më të bukur dhe më të dashur. Askush asnjëherë nuk arriti të më thyej dashurinë ndaj jetës dhe punës. Jetova me bindje se jeta është luftë që nuk përfundon për së gjalli. Gjithçka më kujtohet, por as edhe një herë në jetën time nuk më bëri zemra tak për të ikur nga vendlindja. Nuk iki nga kjo tokë, sepse gjithë dashurinë dhe fuqinë e mora prej saj!
Plaku donte të ketë edhe varrin në dheun e tij. Nuk mund ta paramendonte vetën pa identitet.
Ka dëgjuar plaku jo pak njerëz që kanë vdekur larg atdheut dhe se si kanë lenë amanet ta sjellin e ta varrosin në vendlindje.
Këtu njoh çdo pëllëmbë të tokës. Njoh çdo luginë e kodrinë me madhësinë e tyre natyrore. Me sy mbyllur mund të eci, natën e ditën, në çdo pëllëmbë të fshatit tim, pa frikë. Njoh çdo njeri të fshatit tim, me të mirat e të ligat e tij. Shumë njerëz kanë sy, babëlok, por nuk shohin asgjë përtej hundës. Nuk shohin ku po shkelin, nuk shohin prej nga po vjen buka dhe të gjitha të mirat në sofër. Nuk kam pasur pagë mujore kurrë në jetë, por sofrën e kam pasur plot me të gjitha të mirat që mund t’i ofrojë nëna tokë e vendlindjes. Janë njëmijë e nëntëqind mënyra për të jetuar me sukses, vetëm duhet vullnet. Arat e mia nuk më kanë tradhtuar asnjëherë. I punoja mirë e ato më shpërblenin edhe më mirë. Po ku ka atdhetar që ia kthen shpinën vendlindjes? Unë jam zot i asaj are, ndërsa ajo është zoti im. Ajo më mban gjallë duke më dhuruar çdo ushqim. Jam lidhur me tokën time, si me vet jetën. Shprehia e punës është shpëtim për njeriun.
Çdo luftë dhe çdo konflikt në botë është bërë për tokë, për ara, për burime uji, për pasuri nëntokësore e mbitokësore, të cilat i sheh kudo. Mund të ikni ju, por plaku nuk ik, jo! Çka keni më tepër ju atje që punoni argat të huaj, më shumë se unë këtu që jam në tokën time? Filloj punën në çdo kohë. E lë punën kur të më teket. Zemra më rritet kur valëvitet gruri si det. Nuk flet ara me zë, por me grurë, flet me misër, flet me hambarë plot. Ara ime flet me pemë të të gjitha llojeve. Flet ara ime me bukë, për të cilën bëhen luftëra nëpër botë. Luftën e fiton ai që ka bukë. Ushqimi, babëlok, ka qenë përherë element strategjik i fitores mbi çdo armik. Me uri të mund edhe armiku më i lig. Dikur kishim më pak ara, po ia dolëm të ngadhënjenim me punë e vendosmëri.
Ke dëgjuar ore dai për Darkën e Lamës? Moti ka zënë fill ajo traditë. Secili nga ne fshatarët e shtronim Darkën e Lamës. Ftonim njëri-tjetrin në darkë dhe festonim me të gjitha të mirat që na i dhuronte toka jonë. Vaditje nuk kemi pasur. Kemi qenë të varur nga moti përherë. Moti edhe kur na ka dëmtuar nuk e kemi mallkuar, por kemi shpresuar se pas thatësisë së gjatë, shiu nuk na harron. Edhe borën e kemi pritur me gëzim. Edhe shiun edhe borën i kemi pritur si shpëtim. Kishim më pak ara dikur. Kishim më pak pleh për ara. Kishim më pak kafshë, por edhe pak ushqim për to. Sot kur kemi aq shumë ara, i kemi braktisur. Ky është mallkim. Na thoshin pleqtë; punoni mirë tokën se iu mallkon. Mos ikni nga ai vend që i ka të gjitha të mirat. Do ta keni mall atë vend, por do të jetë vonë. Vendi i huaj nuk bëhet i juaj asnjëherë.
E keni parë gjyshen? E keni parë, apo ndoshta, herë-herë as nuk e keni parë! Ndonjëherë është bërë e padukshme. Njeriu sheh vetëm kur do të shoh. Kjo gjyshja juaj ishte nënë e fortë, trime, punëtore e bujare. Shumë gra merren me thashetheme. Kjo plaka ime ka qenë krejt shurdhmemece, sikur pa gjuhë.
Ajo nuk ka mbyllur sytë, pa përfunduar çorapet e dimrit për fëmijë. Ditën, e kalonte në punë të fushës, ndërsa natën me kandil para syve, thurte veshjet e dimrit për fëmijët. Nuk ka pasur kush e ndihmon as kush e udhëzon kurrë për këto punë. Vet ka mësuar mjeshtërinë e vekut, të kërrabëzave, të thurjesh, qëndisjes e qepjes. Ajo e donte jetën. Këtë e dëshmoi duke rritur shtatë fëmijë të shëndetshëm.
Mes meje e plakës nuk ka pasur grindje. Në pushim flisnim për punën e nesërme.
Shoqja ime pat sjell shumë çejz kur erdhi nuse. Mund t’i numëroj në gishta sa herë ka veshur teshat e nusërisë ajo. Fare pak. Krejt çejzin e pëlhurat që solli, i përdori për veshje të fëmijëve. Me shtrojat që kishte thurë në veg, sa ishte vajzë, kur u bë nënë i mbështolli e i rriti fëmijët në kushtet e kohës. Nuk ka menduar për trupin e saj para se të mendojë për fëmijët. Nuk ka fjetur kurrë para se të flinin fëmijët. Nuk është zgjuar askush para saj, jo! Nuk ka ngrënë kurrë para së të kenë ngrënë fëmijët.
Kjo tokë më ka rritur dhe nuk ndahem prej saj për të gjallë. Unë isha e jam, pse isha në këtë vend dhe në këtë tokë. Jo pak herë e kritikonte vetën, pse nuk e ka punuar tokën edhe më mirë. Nuk ia kemi dhënë hakun e duhur tokës, i thoshte vetit shumë herë. Arat më njohin mua, thoshte me buzëqeshje.
Kënaqej kur fliste për grurin. Kur rritej gruri e kur valëzonte nga era, dukej sikur deti i dallgëzuar. Kujtonte kur piqej gruri dhe korrej me dorë. Vargonim dorëzat, ashtu rend e rend, pastaj duajt i bënim tubë në rend. Dilte gjyshi në skaj të arës dhe shkrihej nga gëzimi për bukën e re që ia dhuronte ara. Duajt e grurit i krahasonte me ushtarë. Dilte shumë herë nga një skaj i arës, në skajin tjetër, vetëm për t’u kënaqur sa më gjatë. Pamjet e arave të punuara nuk mund të përshkruhen lehtë nga askush. Arat zbukurohen pas çdo pune. Drithërat duke u rritur, çdo ditë ua ndryshojnë pamjen arave. Jo pak herë, ky plaku vet, ka folur me grurin në arë, sikur me njeri që kupton.
Qëkur mbinte gruri, e vizitoja çdo ditë. E shikoja si rritet para syve të mijë. Kur nxjerr kallirin, gruri vendosë kurorë. Pastaj, brenda disa ditësh merr ngjyrë ari, derisa piqet për korrje. E kam zor të numërojë të gjitha fazat e rritjes së grurit derisa të korrët. Çdo fazë e rritjes është më e bukur se tjetra. Kështu ishte jeta jonë. Besa dikur mbillnim pak grurë. Më shumë mbillnim elb e misër. Mbillnim një lloj elbi që piqej më herët për bukë. Farën e grurit e kemi ndërruar shumë herë. Me kohë i shtuam edhe sipërfaqet e arave. Nuk e harroj për së gjalli ditën kur për herë të parë siguruam bukën për një vit. Siguruam jo vetëm bukën, por edhe farën që duhej mbjellë në vjeshtë. Mendonim edhe për farën që duhej hedhur me kohë. Atë e përgatisnim duke pastruar çdo kokërr. Ashtu e ruanim deri në kohën e mbjelljes. Kemi mësuar nga njëri-tjetri sesi ta mbjellim dhe rrisim më mirë grurin. Puna ia shtonte bukurinë jo vetëm arave të mia, por gjithë fshatit. Me vite puna jonë u shndërrua në garë mes fshatarëve. Secili mësonte nga tjetri. Kur gjelbërimi mbulonte fshatin në pranverë, nuk mund e përshkruante dot njeriu gjithë atë bukuri me ngjyra pafund. Ashtu kënaqeshim dhe përmirësonim jetën.
Nuk kishte lloj peme që nuk e kishim në arë e në kopsht, përreth shtëpisë. Pa pemë nuk mbesnim gjatë gjithë vitit, që kur piqeshin qershitë e deri sa te mollët e ftoit. Atëherë, babëlok, pemët nuk i ka prishur asgjë. Mbaj mend që kumbullat vjeshtore i zinte bora në degë dhe ashtu janë tharë. Askush nga ne nuk ka pasur mall për një pemë. Në vjeshtë mbushnim tallën mollë dhe ashtu i ruanim nga të ftohtit. Aty, ato kishin sasi të duhur lagështie për të ruajtur freskinë. Mësuam se si ruhen mollët, dardhat, kumbullat, arrat, dhe çdo pemë tjetër që kishim. Mënyrat tona të vjetra kanë qenë shumë të suksesshme për ruajtjen e pemëve gjatë gjithë vitit. Të gjitha bimët varën nga ne, sikur që edhe ne varemi prej tyre. Ruajmë farën për të mbjellë nesër. Mbjellim sot për të korrë nesër. Kështu mësuam të jetojmë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A