Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim, për javën e 17-të në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Armend Thaqi.
Vlerësimi për më të mirin e javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Lulzim Berishës, Enver Prapashticës dhe Berat Berishës. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e shtatëmbëdhjetë t’i takojë Armend Thaqit, i cili ishte heroi i Skifterave, me golin e vetëm në ndeshje, duke mposhtur rivalin e qytetit, FC Dritën, me rezultat 1:0 dhe duke arkëtuar 3 pikë të rëndësishme për skuadrën e tij.
Pasi mori këtë çmim, Thaqi u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Po, tradicionalisht dihet që është derbi, një nga më të mëdhenjtë në rajonin tonë. Është një ndeshje që çdo futbollist do të donte ta luante, pasi është ajo që të bën të ndihesh futbollist. Fitimi i tij sjell shumë benefite, përfshirë rikthimin e besimit në skuadër”.
“Edhe pse ishim në një moment të vështirë në tabelë dhe bëmë disa gabime, fitorja na solli tri pikë të rëndësishme që na kthyen qetësinë dhe atmosferën pozitive. Kur fiton derbin, jo vetëm që mposht rivalin në tabelë, por gjithashtu fiton rivalitetin e qytetit, që është një motiv i jashtëzakonshëm për ndeshjen e ardhshme. Kjo fitore na jep besim për ndeshjet që na presin edhe për sezonin pranveror”.
“Klubi ka bërë investime të mëdha dhe ne jemi të motivuar të arrijmë një vend në garat evropiane, që do të ishte një objektiv shumë i merituar. Për mua, ky çmim individual është shumë i rëndësishëm, por nuk është vetëm meritë e imja. Ky është një çmim që ia dedikoj trajnerit Ardian Nuhiu dhe të gjithë futbollistëve, pasi ky sukses është rezultat i angazhimit të gjithsecilit”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit