LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Rangnick që i la të zemëruar të gjithë lojtarët në zhveshtoren e Man United

Vendimi i Rangnick që i la të zemëruar të gjithë lojtarët në zhveshtoren e Man United

Një ish-lojtar i Manchester United ka zbuluar një vendim që kishte marrë ish-trajneri Ralf Rangnick e që i cili i kishte befasuar të gjithë lojtarët në dhomën e zhveshjes.

Rangnick iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ në nëntor të vitit 2021 si trajner i përkohshëm, duke zëvendësuar atë kohë Ole Gunnar Solskjaer.

Ai qëndroi si trajner deri në fund të sezonit, kur më pas ishte zëvendësuar nga trajneri aktual Erik Ten Hag.


Veterani i Unitedit, Phil Jones, kaloi 12 vite në klub duke luajtur nën urdhrat e shtatë trajnerëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe Rangnick.

Duke folur në një podcast për High Performance, Jones zbuloi se vendimi i Rangnick për të luajtur nga fillimi me të gjatë ndeshjes me Liverpoolin në prill të vitit 2022, vetëm për ta zëvendësuar atë pas pjesës së parë, e la atë dhe bashkëlojtarët e tij të zemëruar.

“Pas pjesës së parë e mbaj mend Ralf erdhi dhe tha ‘po, tani do të bëjë një ndryshim. Phil do të hyjë në lojë’ dhe unë e mbaj mend e gjithë dhoma e zhveshjes (bën një fytyrë befasuese) sikur të thonin ‘pse po e largon Phil?’ dhe e di se çfarë po mendonin të gjithë”.

“A e dini se çfarë? Unë nuk e kam humbur asnjëherë kokën time në zhveshtore dhe nuk kam qenë aq emocional sa ta humbasë veten në zhveshtore dhe mendoj se kjo ishte hera e vetme në karrierën time që e kam humbur”, ka thënë Jones.

“Unë isha absolutisht i zemëruar që ai më poshtëroi përballë turmës së Anfield, para rivalëve tanë, tifozëve tanë, familjes sime dhe lojtarëve”, përfundoi anglezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori