LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 23° partlycloudy_day

Vendimi i MASHT-it për subvencionimin e teksteve shkollore, drejtoritë e arsimit në rajonin e Gjilanit me qëndrime të ndryshme

Vendimi i MASHT-it për subvencionimin e teksteve shkollore, drejtoritë e arsimit në rajonin e Gjilanit me qëndrime të ndryshme

Fillim shtatori i këtij viti i rikthen shumë nxënës nëpër banka shkollore dhe si rrjedhojë Ministria e Arsimit ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit do ta bëjë subvencionimin direkt të prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

Vendimin e MAShT-it për subvencionimin e librave, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Viti, Arta Ajeti e konsideron paska të vonshëm, sepse sipas saj ky proces është dashur të filloj qysh nga muaji qershor-korrik.

“Ky proces ka qenë dashur të filloj që nga muaji qershor-korrik dhe kështu prindërit, nxënësit do të kenë kohë për përfundimin e procedurave në sistem”, ka thënë Ajeti për Telegrafin.


Sipas saj, edhe hapja e sistemit E-Kosova në këtë periudhë kohore është e vonshme, duke theksuar se shtatori do t’i gjejë të gjithë nxënësit pa tekste shkollore.

“Prandaj, hapja e sistemit E-Kosova në këtë periudhë kohore mendoj se është e vonshme, pasi që është e vështirë që shtatori i vitit të ri shkollorë 2023-24 do t’i gjej të gjithë nxënësit të furnizuar me tekste shkollore dhe të përgatitur për të filluar mësimin”, ka theksuar drejtoresha Ajeti.

Në krahasim me vitin e kaluar, Ajeti thotë se mbi 90% e nxënësve janë furnizuar me tekste shkollore, sepse sipas saj, Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ka ndihmuar shumë prindër lidhur me këtë proces.

“Pavarësisht sfidave që kanë qenë vitin e kaluar lidhur me aplikimin në sistem-hapjen e llogarive përmes E-Kosova, ku ne si DKA përmes zyrtarëve kemi ndihmuar shumë prind lidhur me këtë proces, dhe kështu mbi 90% e nxënësve janë furnizuar me tekste shkollore”, ka thënë tutje Ajeti.

Ajeti tutje potencon se këtë vit mund të jetë më i lehtë procesi i aplikimit.

“Tani, këtë vit po besojmë që është paksa më e lehtë, pasi që shumica e prindërve kanë të hapur llogaritë në E-Kosova dhe janë të njohur me procedurat”, ka potencuar ajo.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Kamenicës, Afrim Dervishi vendimin e MAShT-it, nuk e konsideron të vonshëm, sepse sipas tij, ka kohë të mjaftueshme për blerjen e teksteve shkollore.

“Jo, nuk është vonë procesi i aplikimit të prindërve dhe blerja e teksteve shkollore sepse ka kohë të mjaftueshme. Janë dy javë deri në fillimin e vitit shkollor. Nëse brenda një jave kryhet procesi i aplikimit dhe transferi i parave në llogari të prindit, mbetet mjaftë kohë për t’i blerë ato”, ka thënë Dervishi për Telegrafin.

Tutje, Dervishi thotë se subvencionimi i prindërve me mjete shkollore është proces pozitiv te fëmijët.

“Prindi ka detyrë të sigurohet për nivelin e furnizimit të fëmiut të tij me tekste dhe materiale të tjera mësimore. Prandaj, subvencionimi i prindërve dhe angazhimi i tyre me pajisje, tekste shkollore dhe të tjera për fëmijët është proces pozitiv”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, në vendimin e Minisitrisë së Arsimit thuhet se këtë vit nxënësit nga klasa e parë deri në atë të pestë do të subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga klasa 6-9, subvencionimi do të jetë 110 euro. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Prokuroria del me detaje tjera: I mituri dyshohet se ekzekutoi zyrtarin policor, të tjerët e moshës madhore e përcollën

Prokuroria del me detaje tjera: I mituri dyshohet se ekzekutoi zyrtarin policor, të tjerët e moshës madhore e përcollën

Drejtësi
DIREKT: Mbyllet seanca konstituive, ende pa filluar

DIREKT: Mbyllet seanca konstituive, ende pa filluar

Lajme
​LVV e vendosur për Haxhiun si kryeparlamentare: Për qeverinë po diskutojmë me NISMA-n

​LVV e vendosur për Haxhiun si kryeparlamentare: Për qeverinë po diskutojmë me NISMA-n

Politikë
“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Magazina
Marrëdhënia toksike mes Gjestit dhe Eglit, Zhaklina: Ajo ka manipuluar veten, njeri makiavelik

Marrëdhënia toksike mes Gjestit dhe Eglit, Zhaklina: Ajo ka manipuluar veten, njeri makiavelik

Magazina
Njëri nga të arrestuarit në lidhje me vrasjen e policit Lika është djali i një zyrtari policor

Njëri nga të arrestuarit në lidhje me vrasjen e policit Lika është djali i një zyrtari policor

Siguri
Kalo në kategori