Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili i njeh të drejtën e pronësisë së Manastirit të Deçanit me mbi 24 hektarë tokë, duhet të zbatohet dhe nuk mund të ketë kthim prapa.
Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, thuhet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligim dhe ato duhet të zbatohen.
Deklaratat e Ministrisë pasuan një numër reagimesh e protestash të qytetarëve të Deçanit, të organizuara nga kryetari i komunës dhe të mbështetura nga subjektet politike, të cilat kundërshtuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit.
“Lidhur me këtë çështje ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me Aktgjykimin Nr. ref.: AGJ943 / 16, vendim i cili është përfundimtar dhe i formës së prerë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme, prandaj edhe Komuna e Deçanit është e obliguar të zbatojë këtë vendim”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Por, ndërkohë, autoritetet lokale në Komunën e Deçanit thonë se janë të vendosura që të mos e pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për pronat e Manastirit.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, tha se qytetarët e Deçanit janë të pakënaqur me vendimin e gjykatës dhe siç tha ai protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen kundër këtij vendimi. Selamanaj vendimin e Gjykatës Kushtetuese e quan të padrejtë dhe politik.
“Është një vendim i ndikuar nga politika. Është një vendim që nuk është dashur të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për faktin se kjo ka qenë lëndë e cila është dashur të trajtohet në Gjykatën Komunale të Deçanit dhe si të tillë nuk e pranojmë dhe nuk e zbatojmë se është shkelje e ligjit. Mbi të gjitha është një vendim diskriminues për faktin se Gjykata Kushtetuese e Kosovës arrin të legjitimojë një vendim të Qeverisë së Serbisë të vitit 1997”, tha Selmanaj.
Kryetari i Deçanit tha se beson që me asnjë ligj dhe me asnjë vendim nuk mund t’i falen Manastirit pronat.
“Institucionet qendrore sikur të kishin qenë në nivelin e detyrës ky vendim nuk do të ndodhte. Mirëpo duke i përkrahur në heshtje dhe në forma të tjera ja që ka ndodhur një vendim i tillë i cili duhet të kthehet mbrapa. Nëse duam ta respektojmë ligjin dhe drejtësinë në këtë atëherë këto ndërmarrje publike sikur edhe ndërmarrjet e tjera ishte dashur të dalin në privatizim. Por, meqenëse problemin e kanë shndërruar nga ai i drejtësisë në atë politik ne mbesim të hapur për zgjidhje politike. Por, zgjidhja politike në asnjë variant nuk është me i fal pronat manastirit të Deçanit”, tha Selmanaj.
Një numër deputetësh në Kuvendin e Kosovës ndërkaq, e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si diskriminues dhe të padrejtë dhe kanë kërkuar rivlerësimin e tij përmes një vendimi të Kuvendit.
Por, ndërkohë në një deklaratë të saj të mëhershme Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës duke vlerësuar se ajo ka treguar “kompetencë dhe gatishmëri për të sjellë një vendim të paanshëm me të cilin përgjithmonë mbrohet e drejta pronësore e Manastirit mbi këtë tokë”.
Dioqeza ka deklaruar se vendimi i Gjykatës është I një rëndësie të veçantë për ruajtjen e manastirit I cili gjendet në listën e objekteve të kulturës botërore të UNESCO dhe njëkohësisht ka deklaruar se “edhe në kushtet e sotme në Kosovë dhe Metohi është e mundshme që të mbrohen të drejtat dhe të ruhen interesat jetike”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos