“Kërkojmë falje pse për pak nuk i kemi thyer karriget e hedhura. Kërkojmë falje pse u mbrojtëm nga shqelmat në bark. Kërkojmë falje pse nuk hymë në fushë të lënduar...”, a do të duhej të ishte ky reagimi i lojtarëve shqiptarë pas këtij vendimi të UEFA-së? Natyrisht që jo, sepse nuk e lejon kultura dhe nderi prej shqiptari, popullit më të vjetër në Ballkan.

Por, në kulturën serbe nuk ekziston morali. Nuk ekziston as ndërgjegjja përball apetiteve raciste. Ekziston propaganda, dhuna, racizmi, urrejtja ndaj tjetrit që nuk është i të njëjtit komb, e i të njëjtës fe me ata.


Vet kultura është indikatori kryesor i vendimit të UEFA-s. Kultura e popujve.

Serbia na mundi në tavolinë. Na mundi pas ndeshjes, larg prej sportit. Sërish për shkak të kulturës tonë të shqiptarëve. Sepse, politika shqiptare reagoi dobët, për të mos thënë nuk reagoi fare.

Shumë analiza, debate televizive, shkrime në Facebook, por pak reagime zyrtare nga spektri politik. Nuk është reagim nëse pranon të vizitosh Beogradin pa kërkuar falje. Përkundrazi, është ledhatim, i njëjtë sikurse që UEFA ia bëri Serbisë. Viktimizimi i Serbisë u bë qyshkur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pranoi vizitën në Beograd, me kushtin që “të mos dëmtohet” partneriteti me Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, shumë reagime zyrtare, shumë propagandë mediale, dhe jo shumë zhurmë koti nëpër televizione dhe rrjete sociale nga serbët - ja pse UEFA “dënoi” shqiptarët. Sepse politika serbe, lobi serb, nuk u ndal për asnjë çast duke influencuar në masë shumë të madhe vendimin përfundimtar, pa dalë në televizione, pa debatuar. Sepse lobi serb ndikoi që Platini të zgjedhej si kryetar i UEFA-së. E, kjo ndikoi edhe kur dy lojtarë të kombëtares U-21 të Anglisë u dënuan për racizëm edhe pse u rrahën në Serbi nga lojtarët serbë.

Vendimi tash është marrë, por sërish serbët s'do të ndalen. Deklarata e Edi Ramës pas vendimit është e fuqishme, me vend, por e vonuar. Tejet e vonuar. Tashmë serbët "shtiren" si viktimë në një propagandë post-vendimit dhe përballë ankesës së FSHF-së në Gjykatën për Arbitrim Sportiv (CAS), ku sërish ky "viktimizim" propagandistik i serbëve do të ndikojë që vendimi të mos ndryshohet.

Munguan edhe reagimet zyrtare nga Kosova zyrtare, nga Maqedonia zyrtare. Reaguan disa kryetarë komunash, që ashtu-kështu kanë shumë probleme në vendet e tyre dhe influenca e tyre është minimale, mos të themi e barabartë me "zero". Shqiptarët janë të ndarë.

Por, pikërisht për shkak se jemi të ndarë, duhet të jemi krenarë me 14 Tetorin. Me heroizmin e djemve tanë që mbrojtën flamurin. Me mesazhin që ata përcollën, se futbolli është lojë, e jo një sport luftarak. Se futbolli është sport, e jo politikë. Mesazhi nuk i shkoi UEFA-s, sepse jemi të ndarë, sepse kemi liderë amatorë politikë, përballë politikës propagandistike dhe diplomacisë shumë me eksperiencë të Serbisë, të cilët nuk u ndalën duke lobuar.

Jemi fitues moral. Por, edhe fitoren morale mund ta humbasim nëse humbim toruan. Nëse nuk e presim mirë Serbinë vitin e ardhshëm në Shqipëri. Të mos biem në provokimet e UEFA-s, që ashtu siç barazoi dënimin, e tregoi mishërimin me lobin dhe politikën serbe.

Jemi shqiptarë. Harrojeni politikën tonë “proevropiane”. Sepse jemi shqiptarë, e për “hatër” të flamurit të ngritur mbi Beograd, të jemi krenarë.

Të ndjekim Kushtetutën e vërtet shqiptare, Kanunin - e të mbajmë qetësinë. Të jemi të bashkuar drejt qëllimeve të përbashkëta. Të zhvillimit, të krijimit të një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Çdo lloj reagimi tjetër emocional, na lë prapa.

Në fund, e gjithë kjo ngjarje nga 14 tetori, e deri më sot e ka një mesazh më vete. Mesazhin që e tha dikur në stadium kapiteni legjendar, Lorik Cana. Sepse pas kësaj ngjarje të gjithë ndiheni kështu e pajtoheni me thirrjen: “Nuk ndërrohet kombësia”. Kjo është fitorja jonë e vërtetë. Vendimi le të ndërrohet pro apo kundër nesh, por ajo që ndodhi më 14 tetor nuk ndërrohet assesi.

Të jemi krenarë, e kryelartë.

Authoctonous.