Studiues të jetës politike në Shqipëri theksuan se, edhe pas vendimit të gjykatës për çështjen e përfaqësimit zyrtar të Partisë Demokratike, sfidat përballë saj mbeten të njëjta; reformimi dhe rindërtimi si alternativë politike.
Analistët Afrim Krasniqi dhe Lutfi Dervishi pohuan për Zërin e Amerikës se çështja për PD-në sot është paraqitja si një alternativë e re dhe me portrete të rinj pa ngarkesa me të shkuarën.
Ata pohuan se debati për vulën Partisë Demokratike mori një vëmendje të pamerituar dhe palët humbën shumë kohë të vlefshme, që mund t’i kushtohej programit dhe ekipeve të reja përfaqësuese.
Analistët theksuan se vendimi i sotëm i gjykatës i dha fund paqartësive administrative proceduriale mbi përfaqësimin e Partisë Demokratike, ndonëse e cilësuan si humbje kohe këto dy vjet që kriza brenda saj nuk u zgjidh me mjete politike pa shkuar në gjykatë.
Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë për Zërin e Amerikës se partitë janë bashkime vullnetare të qytetarëve në demokraci bazuar në një program dhe nuk kishte arsye që kjo çështje t’i mbetej gjykatës.
“Në momentin që gjykata mori këtë vendim, unë nuk shoh arsye për entuziazëm, nuk shoh arsye që palët të bëjnë festë. Kriza mbetet aty. Opozita është e pareformuar, e papërfaqësuar, e paorganizuar dhe është shumë larg qenies së një partie konkurruese për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Palët me siguri do të mundohen të mbijetojnë duke kërkuar rrugë të tjera. Unë pres që krahu i zotit Basha të krijojë një parti të re politike dhe krahu i drejtuar nga zoti Berisha do të mundohet të administrojë pushtetin si parti e madhe e opozitës, por të dyja të ndara apo të bashkuara nuk arrijnë dot të formësojnë një opozitë konstruktive, reformatore dhe proeuropiane për të cilën ka nevojë Shqipëria”, thotë zoti Krasniqi.
Analistët pohuan se një parti nuk përbëhet nga vula por nga anëtarësia dhe parimet politke, ndaj kjo çështje mori një vëmendje dhe hapësirë të pamerituar.
Analisti i politikës Lutfi Dervishi, thotë për Zërin e Amerikës thotë se çfarëdo lloj vendimi që të merret nga politikanët kryesorë, sfida dhe çështja për PD-në sot është paraqitja si një alternativë e re, me figura të reja, pa ngarkesa me të shkuarën, që do të krijonin një lloj imazhi dhe perceptimi tjetër të PD-së në elektoratin shqiptar.
“E përpjeta është përpara, dhe nuk është arritur në majë për shkak se PD është e fraktuar nga kriza e brendshme. Ka forca të reja që kanë dalë në skenë. Jemi vetëm një vit larg zgjedhjeve parlamentare dhe problem i zotit Berisha mbetet; ai është në arrest shtëpie dhe nën hetim. Kështu që përtej momentit të parë që hiqet një lloj konfuzioni, sfida mbetet se çfarë do të bëjë zoti Basha”, thotë zoti Dervishi.
Studiuesit mendojnë që ribashkimi i palëve në PD duket i pamundur sepse ajo njëjtësuar me individin dhe fati i individit është fati i partisë apo i familjes së tij.
Zoti Krasniqi thotë se pjesa më e madhe e individëve që ndodhen pranë dy drejtuese politikë nuk janë politikanë, të cilët duan të ndryshojnë Shqipërinë, por janë politikanë, që mundohen të mbijetojnë, dhe ata janë pengesë kryesore për të patur reformim të saj
“Mendoj se dy palët kryesore do të ecin në drejtime krejt të kundërta, për shkak të situatës së zotit Berisha me drejtësinë dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me faktorin ndërkombëtar në tërësi, do të jetë gati e pamundur që ky moment të përkthehet në zgjerim të bazës mbështetëse, por do të ketë konflikte të reja, që do të lindin në këtë parti, ndërkohë që pala tjetër do të ruajë kartën perëndimore për të mbijetuar në politikë. Të dy palët mund të marrin maksimumin për veten e tyre, por as të ndara as të bashkuara në këtë formë nuk do të arrijnë të marrin maksimumin që duhet të ketë një opozitë në Shqipëri”, thotë zoti Dervishi.
Analistët mendojnë se një vit kohë është e pamjaftueshme për të krijuar imazhin e një partie të fortë dhe konkurruese, ndërkohë që ende janë në skenë prej 30 vjetësh individë, që janë rishfaqur në të gjithë format dhe mënyrat, pa u hapur rrugën politikanëve të rinj
“Ndarjet dhe përplasjet brenda PD-së kanë qenë të thella dhe shërimi i plagëve të hapura me njëri tjetrin nuk mbyllet me një vendim gjykate. Është një proces që do të vijojë. Ndërkohë që kemi parë ndarje nga PD-ja dhe krijim i forcave të reja politike dhe shtoji këtyre edhe dukurinë e largimit të njerëzve që janë të pakënaqur nga gjendja aktuale. Të gjitha këto janë faktorë negativë, që i ka përpara PD-ja, sikundër ka anën pozitive, që ka përballë një parti në mandatin e tretë, të mbushur me skandale dhe afera korruptive të nivelit të lartë dhe të konsiderueshme”, thotë zoti Dervishi.
Studiuesit e politikës theksuan se fryma dhe ideali i Dhjetorit 90, sot nuk është i përfaqësuar në jetën politike në Shqipëri, por PD-së i duhet të përballet me çështjen e non grata-s së zotit Berisha, i cili është edhe nën hetime, ndërsa partia më e madhe e opozitës është ende shumë larg fitimit të mbështetjes për të bërë ndryshimin, për të qenë alternativë dhe për të mundësuar rotacionin politik. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi