LAJMI I FUNDIT:

Vendimet e Komisionit Disiplinorë të FFK-së

Vendimet e Komisionit Disiplinorë të FFK-së

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 20.10.2015 ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi inicimet e filluara për të padisiplinuarit nga ana e Komisarit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me datë 17-18.10.2015 dhe për të njejtëit duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto.

V E N D I M E

EDON PASOMA ; lojtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive 6993 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq t;rheqje për krahu dhe goditje me shuplakë e lojtariot kundërshtar) në ndeshjen e javës së -X-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri me datë 18.10.2015 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)

DENOHET


Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.

MEVLAN ZEKA ; lojtar i klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi me numër të librezës sportive 10930 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( tentim goditje me kokë portierit nikoqir) në ndeshjen e javës së – X-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri me datë 18.10.2015 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )

DENOHET

Me ndalesë lojë për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.

ARDIAN GJOKAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ LUFTETARI “ nga Brekoci i Gjakovës me numër të librezës sportive 1061/10 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive – sharje dhe pështyrje e gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së – IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LUFTETARI – FUSHE KOSOVA e shvilluar në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )

DENOHET

Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.

ADONIS BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës me numër të librezës sportive 1012/10 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin rival ) në ndeshjen e javës së – IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BEHARI – VITIA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( Raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )

DENOHET

Me ndalesë loje për 3 ( tri )ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.

ERG0N HYSENI ; lojtar i klubit të futbollit “ VITIA “ nga Vitia, me numër të librezës sportive 2/Fe dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin rival ) në ndeshjen e javës së – IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BEHARI – VITIA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( Raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );

DENOHET

Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.

ENIS KUKA ; lojtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të librezës sportive 36/Fe dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së – IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – VLLAZNIA nga Pozharani e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )

DENOHET

Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.

KËSHILLA JURIDIKE ;

Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë , komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga dita e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 20.10.2015, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutim.