LAJMI I FUNDIT:

Vendi ku korrupsioni nuk është lajm!

Të fillojmë sikur të ishte një manifest. Një gogol po kalëron nëpër Kosovë, gogoli i korrupsionit! Askush nuk e lexon! Korrupsioni te ne nuk është lajm! Është përditshmëri!

Thuaj dikujt i korruptuar dhe mos e qo ma andej. Aq mjafton. Menjëherë e sheh që po i ngjet shkallët në karrierë. Me e akuzua edhe më rëndë, e bënë ministër! E fiton besimin e shtetit!


E kur vjen puna me e luftua korrupsionin, ndryshon puna. Shteti ka dilema. Duket krejt i brishtë. Pushtetet janë të ndara-arsyetohen! Edhe kompetencat. Kurrqysh me u bë një fjalë.

Në luftën kundër korrupsionit edhe ish-luftëtarët janë bërë pacifistë. Nuk qohet dorë në vëlla.
Ndërkohë që krimi e ka kupolën e vet. Aty nuk ka pushtete të ndara. Nganjëherë në tollovinë e përgjithshme është vështirë me e dallua ku fillon shteti i paorganizuar e ku përfundon korrupsioni.

Nejse!..
Në Gjermani është ndryshe! Edhe presidenti është i ndërrueshëm. Në tri vitet e fundit janë ndërruar dy presidentë. Edhe simboli i bashkimit gjerman, ish-kancelari Kohl ka dhënë dorëheqje dekada më parë. Për korrupsion. Kjo i ndodhi legjendës, njeriut që e bashkoi kombin e ndarë gjerman.
Por, në Kosovë njerëzit kanë merita. Në krye të luftës antikorrupsion janë vetë politikanët kryesorë. Sepse, shteti janë ata. E ata janë shumë të pasur. Edhe të pushtetshëm. Munden me ba çka të donë. Ata e udhëheqin shtetin më të varfër në Evropë. Le Gjermaninë ti…! Larg është Gjermania!

Te ne të qeveritarët e luftojnë korrupsionin! Mos qeshni, se seriozisht po flas!

Një politikan i mençur me famë botërore pat thënë: ”Nëse do mos me zgjidhë një problem, formo komision”. E ne kemi shumë komisione. Secili brenda kompetencave të veta. Sikur janë marrë vesh mos me ngucë krimin. Tash, edhe shteti po e bënë “kupolën”.

Edhe Presidentja e vendit para pak javësh e formoi këshillin antikorrupsion. Kryeministri tha: “për me e ndihmua qeverinë”. Se qeveria nuk po mundet vet! Qeveria më e mirë e të gjitha kohërave.

“Nuk duan me e zanë de! A s’po ta rrokë a?”, thoshte qytetari “X”.

Definitivisht s’po ma rrokë! Thjesht, nuk po donë me e zanë “lepurin”, njeri! E lepuri po majmet e po i rriten veshët. E qeverisë po i rritet hunda.

Sot në botën e qytetëruar flitet shumë dhe haptazi për legalizimin e drogës, prostitucionit dhe shumë dimensioneve të krimit. E kanë ngulfatur shtetin. Se krimi fiton më shumë dhe po e korrupton antikrimin. Kështu prej krimit të lehtë shndërrohet në krim të rëndë!

Prandaj, mendova se edhe ne duhet të legalizojmë korrupsionin. Se korrupsioni e ka ngulfatur këtë vend. Po korruptohen krejt kështu, duke e luftuar pasuksesshëm korrupsionin.

Ose të nxjerrin ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme! Prej vitit 2000! Pa këtë ligj lufta është krejt e kotë. Një maratonë nëpër institucione! Sikur kriminelët që i kapë policia dhe lirohen menjëherë nga gjykata! Në procedurë të rregullt! Hetimet vazhdojnë, e vazhdojnë…!

Por, këta “na e kanë hupë me kos”. Përditë shohim politikanë apo familjarë të tyre që jetojnë nga një rrogë e rrotullojnë miliona! A ju duket edhe ju që diçka nuk shkon në këtë mes?

E sipas ligjit në fuqi as nuk guxon me i thënë se i ka sytë e zi. Le ma me i thanë: Qysh i bane?! I ka ba me rrogë! Milionat me rrogë?! A ke fakte se nuk i ka ba me rrogë?! Dëshmoje!

Me ligje antikorrupsion, milioneri do të duhej të dëshmojë se si i bëri milionat me rrogë! Do të duhej të tregojë origjinën e pasurisë!

Në fakt, të deklarohet origjina e pasurisë është një problem i thjeshtë. Nuk është problem akademik sikur origjina e njeriut apo a ka jetë në planetët tjerë.

Në krejt botën ka hajni edhe korrupsion! Por, ka edhe luftë të suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për t’u çuditur është se te ne nuk ka vullnet të rregullohet as baza ligjore. Apo nuk është për t’u çuditur?

Nuk ka ligj që i obligon zyrtarët e shtetit, dhe jo vetëm ata, të dëshmojnë origjinën e pasurisë së tyre. Ata janë të paprekshëm.

Dëshmojeni, thoshte shpesh në TV një politikan i rrethuar me shumë avokatë të cilët marrin para të majme për me i zbulua krejt zbrazëtirat në ligje. Shteti nuk ka fuqi me dëshmua asgjë, përpos pafuqisë së vet!

Dhjetëra afera fillojnë me zhurmë dhe mbyllen pa rezultate. Me ba me i dhanë zor, veç bahesh horë. Deri në katragjysh të ndjekin për me ta gjet një “vegëz”!

Ne vet s’po mundemi! Por, si duket edhe të huajt janë lodhë me ne. Thonë: ”Për veti e kanë”!

Edhe disa nga të huajt qysh po duket “e kanë për veti”. Po ruhen mos me krijua valë të mëdha, se mos po i shpalojnë edhe rrënjët e veta.

Duket se ka një konsensus që kjo të tolerohet dhe dalëngadalë pasuria e paligjshme të legalizohet përmes formave të ndryshme të manipulimit me ligjin dhe qytetarët. Kush e di cila do të ishte rruga më e mirë. Për këtë ka dilema edhe në nivel akademik edhe në atë politik. Shoqëria e barazisë ekonomike ka dalë të jetë mit. Ka mbijetuar vetëm shteti social!

Pasuria askund nuk është krijuar me burrni! Por, me kohën i mbulohen rrënjët çdo lisi i cili mbijeton!

Kështu po rezononte një qytetarë gati vet me vete! Askush se dëgjonte! Po festonin për një tender!

Zhvillimi i deritashëm, sidomos i shoqërive perëndimore ka dëshmuar se mund të arrihet një shoqëri me drejtësi të theksuar sociale. Përmes lirisë e humanizmit dhe ligjit i cili i garanton këto!

Por, te ne është ndryshe. Nuk po “dhezë”! Kupolat janë bashkuar. Ndoshta duhet me qelë rrugë të re. Ndoshta duhet të legalizohet korrupsioni! Ndoshta kjo është më lehtë sesa të nxirret një ligj për konfiskimin e pasurisë së krijuar në rrugë të paligjshme. Legalizojeni pra! Ose ndaleni! Rrugë të mesme nuk ka!

Por, duket se shteti është bërë për frymëmarrje artificiale! Askush nuk e do më…!

E qytetarët? Këtu janë edhe qytetarët! Por, nuk ka qytetari! Ka vetëm qytete dhe qytetarë! Pa qytetari! Qytete që nuk funksionojnë! Sikur shteti!

Merreni me mend! Veç për një gjysmë milioni euro kredi, me kamatë më të ultë! Për kaq iku presidenti gjerman. Një “flamë” e zakonshme ballkanike! Tanët nuk “fëlliqen” për aq pak! Kanë marre!

Por, Kosova është ndryshe! Ai që ka “merita” ngutet me i konvertua në euro! Përmes pushtetit!

Një karikaturë po qarkullon nëpër facebook: një grabitës i maskuar i drejton revolen një zotëriu dhe i kërkon kuletën. “Ki kujdes”, i thotë zotëriu, “unë jam një politikan shumë i fuqishëm dhe me ndikim”! “E, atëherë, mi kthe paratë e mija”, ia thotë grabitsi, duke hequr maskën.

Kush është grabitësi i vërtetë në këtë tregim? Në fakt kjo pyetje duket krejt e logjikshme, sidomos kur e krahason me skenën reale të krimit. E lëmë anash krejt se kjo është edhe një pyetje etike!

A po ju duket një nyje e madh, e ngatërruar dhe e pazgjidhshme? Nuk po ju duket?! Ashtu është!
Quhet “Nyje Gordiane”! Nuk zgjidhet! Duhet me e pre!

Në trend

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi
Ky është skenari i seancës së sotme të OKB-së ku do të votohet rezoluta për Srebrenicën

Ky është skenari i seancës së sotme të OKB-së ku do të votohet rezoluta për Srebrenicën

Bosnja
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian,

Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"

Magazina

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Kalo në kategori