Somalia është vendi më i korruptuar në botë, Danimarka më së paku, ndërsa rezultati i rënies së Amerikës në listë është një 'alarm i kuq', sipas një mbikëqyrësi global të korrupsionit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Transparency International ka vënë theksin sidomos mbi Shtetet e Bashkuara në Indeksin e tyre të Perceptimit të Korrupsionit për 2018, ku Amerika u rrëzua nga lista e 20 më të “pastërve”.


Po sipas tyre, Amerika e presidentit Donald Trump humbi katër pikë dhe u largua nga vendet më pak të korruptuara për herë të parë që nga viti 2011.

Zoe Reiter, përfaqësuesi i ngarkuar për mbikëqyrje të SHBA-së, ka thënë se ata kishin shqetësime serioze rreth administratës së Donald Trumpit, por se korrupsioni kishte qenë një problem në rritje për vite me radhë.

sa1 1

"Trump është një simptomë, jo një shkak. Presidenca e tij po ndriçon disa nga problemet”, ka thënë ai.

Ndërsa sipas hulumtimit, më të përmirësuara në listë janë Estonia, Bregu i Fildishtë, Senegali dhe Guajana.

Somalia u vlerësua si më e korruptuara me 10 pikë, e ndjekur nga Siria, Sudani Jugor, Jemeni, Koreja e Veriut, Sudani, Guinea Bisau, Guinea Ekuatoriale, Afganistani dhe Libia.

Ndër vendet në të cilat janë përmendur në këtë listë të vendeve më të korruptuara në botë gjenden edhe Kosova e Shqipëria.

Sipas një grafike të publikuar, Kosova ka 37 pikë, përkatësisht ndanë vendin e 93-të me disa vendet tjera, ndërsa Shqipëria me 36 pikë përkatësisht ndanë vendin e vendin e 99-të me disa vende tjera.

Ndërsa sa i përket Maqedonisë, ky vend listohet diku “në mes” të Kosovës dhe Shqipërisë.

sa2 1

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit tregoi më shumë se dy të tretat e vendeve që shënuan nën 50 pikë, në shkallën e saj ku 100 pikë është “shumë e pastër” dhe zero është “shumë e korruptuar”.

Po sipas hulumtimit, demokracitë e plota shënojnë një mesatare prej 75 pikësh në indeksin e korrupsionit, demokracitë me të meta ishin mesatarisht 49 pikë, dhe regjimet autokratike mesatarisht 30 pikë.

sa3 1

Vlerësimet pasqyrojnë "përkeqësimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike, si dhe një hapësirë të shpejtë të ngushtimit për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura", tha organizata.

"Hulumtimi ynë bën një lidhje të qartë midis një demokracie të shëndetshme dhe që lufton me sukses korrupsionin në sektorin publik", ka thënë Delia Ferreira Rubio, kreu i Transparencës.

Indeksi bëhet e ditur se është llogaritur duke përdorur 13 burime të ndryshme të të dhënave që ofrojnë perceptimet e korrupsionit në sektorin publik nga njerëzit e biznesit dhe ekspertët e vendit. /Telegrafi/