Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kundër coronavirusit, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Evropian që bëjnë një gjë të tillë.
Komisioni Evropian miratoi të hënën përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart.
Drita jeshile u dha një javë më herët nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Tani, secili nga 27 vendet anëtare të BE-së mund të vendosë nëse do ta zgjerojë ose jo fushatën e vaksinimit me përfshirjen e adoleshentëve.
Duke mos humbur shumë kohë, kryeministri rumun, Florin Citu, tha se fëmijët 12 vjeç e lart mund të fillojnë vaksinimin nga 1 qershori. Ngjashëm tha edhe Qeveria e Italisë.
Vendet e tjera në Evropë pritet të ndjekin shembullin, megjithëse disa mund të vazhdojnë t’u japin përparësi në vaksinim të rriturve dhe fëmijëve me probleme shëndetësore, të cilat i bëjnë ata më të cenueshëm nga coronavirusi.
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja e kanë miratuar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart.
Edhe SHBA-ja, edhe Evropa janë të etura për të përshpejtuar tutje vaksinimin, i cili tashmë ka zvogëluar normat e infeksionit dhe ka çuar në rihapjen e ekonomive.
Gjysma e të rriturve amerikanë janë vaksinuar plotësisht kundër coronavirusit.
Franca hapi të hënën vaksinimin për këdo që është 18 vjeç e lart. Ky vendim u mor më herët seç ishte planifikuar fillimisht, pasi gati gjysma e popullsisë së rritur franceze ka marrë së paku një dozë të vaksinës dhe më shumë se 20 për qind janë vaksinuar plotësisht.
Nga 7 qershori, edhe Gjermania pritet të hapë vaksinimin për të gjithë të rriturit.
Por, pavarësisht zhvillimeve pozitive në të dyja anët e Atlantikut, coronavirusi mbetet kërcënim i madh në disa vende.
Malajzia nisi sot “izolimin total”, që do të zgjasë dy javë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive dhe viktimave në javët e fundit.
Infeksionet në rritje kanë përfshirë edhe Tajvanin dhe Vietnamin.
Vietnami planifikon t’i testojë të 9 milionë njerëzit në qytetin e tij më të madh, Ho Çi Minh, ndërsa nga e hëna ka ashpërsuar masat për frenimin e përhapjes së coronavirusit.
Nga sot, aeroporti ndërkombëtar i kryeqytetit Hanoi do t’i pezullojë fluturimet hyrëse nga jashtë, pasi rastet me coronavirus janë dyfishuar muajin e kaluar.
Në Amerikën Latine, Peruja njoftoi se ka dyfishuar numrin zyrtar të viktimave nga coronavirusi, pas aplikimit të kritereve të reja.
Numri i ri në vendin me 32.6 milionë banorë është mbi 180,000.
Nga vendet e Amerikës Latine, vetëm Brazili dhe Meksika kanë raportuar numër më të lartë të vdekjeve nga coronavirusi.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhënat për pandeminë, coronavirusi ka prekur mbi 170 milionë njerëz në të gjithë botën. Mbi 3.5 milionë prej tyre kanë humbur jetën. Numri i vaksinave të dhëna deri më tash ka kaluar 1.8 miliard. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit