LAJMI I FUNDIT:

Vëmendja në Pejë dhe në Merdare

Vëmendja në Pejë dhe në Merdare

Edhe këtë fundjavë do të zhvillohet java e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll. Sot do të zhvillohen Besa – Trepça ’89, Istogu – Drita dhe Llapi – Prishtina

Besa në terren të saj do të mundohet të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj Trepçës 89’ e cila xhirot e fundit nuk po kalon një formë të mirë.

Në anën tjetër edhe Trepça 89’ do të mundohet t’iu kthehet rezultateve pozitive e kështu ta ruajë pozitën e tretë.

Duel interesant pritet të zhvillohet edhe ndërmjet Llapit e Prishtinës i cili llogaritet si derbi lokal. Prishtina nuk është duke kaluar në një formë të mirë, në krahasim me Llapin i cili është duke shkëlqyer këtë sezon.


Përballja e fundit e cila luhet këtë të diele është ajo ndërmjet Istogut dhe Dritës. Lajm i mirë për ‘Troftat” është se këtë ndeshje kjo skuadër do ta zhvillojë në stadiumin e tyre “Demush Mavraj” me çrast takohet me Dritën. Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.

Ballafaqimi i fundit i cili e përmbyll këtë javë është ajo mes Feronikelit dhe Lirisë, e cila zhvillohet të hënën në Drenas. /Telegrafi/