Mogherin-i, hap pas hapi po shkon. Me shumë gjasë që po ec prej përgjegjësisë që ka, pa krye punë. “Dada” e Hashimit dhe e Acës, e cila për kaq kohë fotografohej mes të dy çunave të zemëruar të lagjes ballkanike, po ikën pa arritur t’i shtyj ata të nënshkruajnë një marrëveshje të madhe, histerike, Kosovë-Serbi, e cila pastaj do bëhej historike, dhe asaj dhe partnerëve në dialog do t’u sillte “Nobelin”. Ajo po largohet e këta po na mbeten në derë, me gjithë retorikën e këtyre viteve për një marrëveshje të madhe, dhe së fundmi edhe atë për (mos)marrëveshjen për shkëmbim, përkatësisht korrigjim territoresh. Retorika evropiane për të drejtat e komuniteteve dhe realitetin e ri shumë-etnik, po zëvendësohet me ngulm me retorikën e (ri)zbuluar për territore, pazare, (mos)marrëveshje sekrete…!
Kështu, Aca kërkon veriun e veriut të Kosovës, ndërsa Hashimi jugun e jugut të Serbisë. Nejse, e kuptuat se me emrin përkëdhelës “Aca” do t’a quajmë shkurt Aleksandrin, presidentin serb, duke ia harruar kështu me qëllim kuptimin që ka mbiemri i tij, kur përkthehet në shqip. Ai, bashkë me presidentin e Kosovës, aktualisht janë çifti më i popullarizuar, çifti “sijamez” i politikës ballkanike të Evropës.
Si të mos quhen çift “sijamez” kur ata kanë mbetur të lidhur kokë më kokë, pa mundur të ndahen dot derisa të mos njihet Kosova nga Serbia, e këtë njohje, sipas presidentit kosovar, pritet ta bëjë Aca, vetëm nëse korrigjohen kufijtë. Pengesa e vetme e cila po e pamundëson këtë akt patriotik, është populli i papërgjegjshëm, dhe kuptohet, opozita. Madje edhe pozita!
Pastaj shtrohet pyetja politikisht shumë me interes, nëse e duan “sijamezët” njëri-tjetrin, apo jo?
Nuk e duan! Që të dy ashtu kanë deklaruar dhe dukeshin shumë bindës. Dukeshin edhe sikur ia kishin shprehur njëri-tjetrit këtë mungesë dashurie.
“Unë nuk e dua Hashimin, dhe natyrisht as ai nuk më do mua”, kështu ka folur Aca, për këtë mungesë të natyrshme dashurie në mes tyre. Por, kjo nuk ka të bëjë me çështjen kombëtare, në përgjithësi. Aca bën dallim. Për shembull, nga retorika e tyre mund të besohet se Aca e do Edin. Edhe Edi e do Acën. Marrëdhënia e tyre është shumë e ngrohtë, me deklarata plotë butësi politike. Thjesht, duhen! Prandaj, Edi e vuri taksën për kosovarët. Këtu e tutje nuk janë të njëjtë shqiptarët e Kosovës dhe ata të Kukësit, për shembull! Kosovarët do të jenë të njëjtë me të gjithë tjerët që kalojnë rrugës tonë (ndër)kombëtare. Nejse. Ne kosovarët i xhelozojnë sukseset e Edit!
Të kthehemi te Mogherini. Ajo e ka kuptuar tashmë se është në telashe. Ajo thumbit, Merkel patkoit. Kë përfaqëson ajo, përderisa dihet se kë e përfaqëson kancelarja Merkel? Por, ajo, ende nuk e ka kuptuar që telashi kontinental, madje edhe planetar, nuk është ajo vet. Madje as Aca. Problematik është Hashimi. Ky i fundit u zbulua vet kur, pa e akuzuar kush, e kruajti atë pjesën pas veshi, e cila paragjykohet si pjesa ku fshihen mizat, dhe prej andej fluturoi një mizë. Ne jemi për marrëveshje, u betua ai.
Ne, si popull i papërgjegjshëm, nuk kemi tjetër zgjidhje përpos me i besu Hashimit. Qysh edhe e dimë të gjithë, nuk ka premtim elektoral që nuk e ka realizu, e sidomos atë se do të jetë në krye të politikës kosovare deri në vitin 2020.
Duhet pranuar se jemi një popull i papërgjegjshëm dhe dembel. Nuk e ndjekim dot udhëheqësin. Në rregull, e ndiqnim dikur Rugovën, edhe pse nuk kishim shtet, edhe pse nuk bënte marrëveshje sekrete, por tash që kemi shtet nuk e ndjekim dot presidentin i cili po bën marrëveshje sekrete. Nejse! Absurd!
Tash, kur jemi te tema e përgjegjësisë kolektive, në dashi me ditë, si popull nuk jemi kërkah. Duhet me u skuqë, kolektivisht, përpara udhëheqësve tonë institucionalë, rrush me merita për kombin, regjionin, e me pretendime edhe për merita planetare. Qysh mos me u skuqë kur ata me përpjekje mbinjerëzore arritën që nga populli më i terrorizuar në botë, nga një viktimë kolektive, arritën të na ridizajnojnë imazhin duke na bërë të njohur botërisht si një popull agresiv që nuk meriton institucione, e as të lëviz lirshëm nëpër kontinent dhe i cili mezi pret të largohet nga vendi i vet.
Pra, ky popull keq i ka punët. Nuk po e përcjell politikën. Nuk po i (mirë)kupton liderët e vet të cilët i do Mogherini. Qysh e dini edhe vet, për me qenë popull i përshtatshëm, për të cilin udhëheqësit politik munden me garantua për ta, duhet me qenë në radhë të parë të dëgjueshëm. Pastaj, a nuk e kemi parë këtë film? Nëse nuk dëgjojmë, na shpërngulin.
Qysh mundet me e shpreh një popull ndjenjën e skuqjes kolektive? Me u vesh të gjithë tri ditë me të kuqe? Ashtu si shpallet tri ditë zije dhe flamuri vihet në gjysmë shtizë, duhet të shpallen tri ditë të kuqe dhe flamuri të lëshohet përtokë.
Sovrani te ne janë liderët institucionalë, se ata rizgjidhen derisa të mërziten, dhe vetëm një mënyrë e kanë të sigurt për të mos u rizgjedhur, e kjo është të mos kandidohen fare.
Çfarë do të bënte në fakt ky popull i shkretë sikur ata të mos kandidonin? Nuk do të mbijetonte. Shumë nga këta, të cilët ende nuk kanë ikur jashtë për një jetë më të mirë, duke hipur mbi kokat e njëri-tjetrit dhe duke u rrahur për një vend në autobus, menjëherë do të niseshin me autobusin e parë. Por, kush do të organizonte edhe njëherë gjithë ato ikje spontane nga Atdheu? E pamundur!
Deri tash, jashtë vendi kanë mund me dalë kryesisht ata që kanë qenë mirë me Hashimin. Hashimin mos e shikoni si individ! Ai është simbol. Simbol i (pa)fuqisë tonë dhe dijes tonë politike.
Vërtetë duhet besuar Hashimit dhe Acës, se ata nuk duhen mes vete, edhe pse shumë kohë kalojnë bashkë? Duhet! Vëllezërit “sijamez” nuk duhen. Ata duhen ndarë, për të mbijetuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë