Me ndeshjen Ylli – Vëllaznimi është mbyllur xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në basketboll, përballje kjo që u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Më mirë këtë ndeshje e nisën skuadra nikoqire me një serie prej 5 – 0, por më pas skuadra e Vëllaznimit mori kontorllën e lojës, duke shënuar një seri prej 18 – 0, duke e dërguar kështu rezultatin në 5 – 18, por pas kësaj epërsie të krijuar nga Vëllaznimi, Ylli përmes 8 pikëve të shënuara e çoi rezultatin në 13 -18 rezultat me të cilin u mbyll edhe çereku i parë.
Për dallim nga çereku i parë, çerekun e dytë më mirë e nisi skuadra e Vëllaznimit, ku në një moment epërsia e gjakovarëve arriti në 15 pikë (15 – 30), deri në fund të këtij çereku Ylli arriti që këtë epërsi ta ngushtojë deri në 10 pikë, ku pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundi me rezultatin 26 – 36.
Edhe në pjesën e dytë llogarinë e pikëve e hapën basketbollistët e Yllit përmes French i cili e dërgoi rezultatin në 28-36, ku Ylli arriti që gjatë këtj çereku ta afrojë rezultatin deri në 40 – 44, por pavarësisht kësaj basketbollistë e Vëllaznimit deri në fund të ndeshjes u treguan më të vëmendshëm dhe më efikas duke e përmbyllur kështu ndeshjen me rezultatin 48 – 60.
Më efikasi në këtë ndeshje tek skuadra e Vëllaznimit ishte Jericole Hellems i cili shënoi 17 pikë, bëri 12 kërcime dhe dhuroi 2 asiste, i pasuar nga Trey Anderson i cili shënoi 13 pikë.
Ndërsa tek Ylli i jashtëzakonshëm ishte Tavares i cili shënoi 16 pikë e pati edhe 4 kërcime, ku u ndihmua edhe nga Armstead me 11 pikë të tjera.
Pas 13 xhirove Ylli ka një bilanc prej 7 fitoreve e 6 humbjeve, kurse Vëllaznimi ka një bilanc prej 6 fitoreve e 7 humbjeve.
Xhiron e ardhshme Vëllaznimi e pret Prishtinën në “Shani Nushi”, ndërsa Ylli shkon Prizrenit në ndeshjen e cila zhvillohet në Palestrën “Sezai Surroi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Messi rikthehet me një gol të bukur, udhëheq Inter Miamin drejt çerekfinales të Concacaf Champions Cup

Spanja po ia merr Italisë një vend, është afër të sigurojë dërgimin e pesë ekipeve në Ligën e Kampionëve

Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës