Vëllaznimi me aksion humanitar
Sipas drejtuesve të FC Vëllaznimi, aksioni do të zhvillohet në javën e fundit të 2015-tës dhe ka për qëllim që familjet e konsideruara si raste sociale, të mos ndihen të lëna anash por të kuptojnë që përmes sportit, duhet të gjinden forma të kujdesit edhe për ta.
Vëllaznimi, kërkon nga Qendra për Punë Sociale dhe organizatat e institucionet tjera relevante, të sjellin një listë prej 30 familjesh, të cilat do të përfitojnë nga fondi humanitar i FC Vëllaznimi, produkte primare për mirëqenie (miell, vaj, sheqer, kripë etj).
Skuadra kuqezi, po ashtu ofron mundësi të gjitha kompanive, që t’i bashkëngjiten këtij aksioni, në mënyrë që të rritet numri i familjeve që do të përkrahen me këta artikuj.

Nga
Telegrafi
21/12/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































